Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacione rreth: Aplikimit për vizë, udhëtimeve hyrëse në Gjermani dhe rregullave të karantinës

11.09.2020 - Artikel

Këtu ju do të gjeni informacione rreth aplikimit për vizë dhe pajisjen me vizë të re.

1. Përpunimi i vizës

Aktualisht në ambasaden në Tiranë mund të lëshohen viza vetëm në rastet përjashtimore të poshtëshënuara:

  • Bashkim familjar
  • Personel shëndetsor, kërkues shkencor në shëndetësi dhe personel i kujdesit shëndetsor për moshat e treta
  • Punonjës të specializuar dhe punonjës me kualifikim të lartë të kategorive të mëposhtme:
  • Punjonjës të kualifikuar me një ofertë konkrete të një vendi pune sipas §§ 18a, 18b AufenthG (legjislacioni për lejen e qëndrimit), dëshmuar përmes deklaratës rreth marrëdhënies së punësimit. Në këtë kategori bëjne pjesë, të kualifikuarit me shkollë të lartë, aplikuesit për kartën blu dhe personat me një diplom të njohur (shkolle profesionale ose shkolle të lartë) në Gjermani
  • Shkencëtarë / kërkues shkencorë(§18d AufenthG/ legjislacioni për lejen e qëndrimit)

Kushti për të udhëtuar si specialist ose një punonjës i kualifikuar është dëshmia nga ana e punëdhënësit për “Prezencë të Detyruar” në Gjermani

  • Kontrata e punës

dhe

  • Dëshmi besueshmërie që punësimi është i nevojshëm nga pikëpamja ekonomike dhe se puna nuk mund të shtyhet ose të kryhet nga jashtë (vërtetim aktual nga punëdhënësi)

Dokumentet përkatëse gjithashtu duhet të mbahen me vete gjatë udhëtimit dhe të paraqiten gjatë kontrollit kufitar.

  • Studentë, studimet e të cilëve nuk mund të realizohen në mënyrë të plotë nga jashtë vendit. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata që kanë një dokument pranimi nga universiteti (edhe kur studimet paraprihen nga një kurs gjuhe apo praktikë). Nuk bëjnë pjesë këtu aplikantët për studime dhe persona që duan të udhëtojnë për shembull për një kurs gjuhe dhe më pas duan të kërkojnë një mundësi studimi (vetëm kurs gjuhe). Vizat C për studentë do vazhdojnë të mos jepen; dokumentacioni duhet të paraqitet gjatë kontrollit në kufi.
  • Persona të cilët janë duke përfunduar një formim profesional. Kjo do të thotë që formimi profesional duhet të jetë në një profesion të rregulluar të njohur nga shteti ose të krahasueshëm për të cilin specifikohet një periudhë formimi profesional prej të paktën dy vjetësh (edhe një një kurs gjuhe pregatitor përpara formimit profesional është i mundur). Kusht është dorëzimi i një konfirmimi nga ofruesi i formimit profesional që pjesëmarrja (prania dhe jo vetëm online) është e nevojshme pavarësisht nga situata aktuale e lidhur me koronën.
  • Pjesmarrës në Kualifikime me qëllim njohjen e diplomës së tyre të marrë jashtë shtetit. Edhe në këtë rast është e nevojshme një vërtetim nga ana e punëdhënësit përsa i përket pjesëmarrjes, që pjesëmarrja (prania dhe jo vetëm online) është e nevojshme pavarësisht nga situata aktuale e lidhur me koronën.

Shtetasit shqiptar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë pa patur vizë përsëri vetëm në këto raste përjashtimore

  • Udhëtime me qëllim vizite të përkohshme si në rastet vijuese:
  • Udhëtime me qëllim vizite te anëtarëve të familjes të së ashtutuajtures „familje bërthamë“ (d.m.th. bashkëshortë, bashkëjetuesit e regjistruar, fëmijët e mitur dhe prindërit e fëmijëve të mitur) të shtetasve gjerman, të shtetasve të BE-së, shtetasve të Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë, Zvicrës ose Mbretërisë së Bashkuar (edhe me adresë banimi jashtë Gjermanisë) ose të shtetasve të vendeve të treta me një person i cili ka leje qëndrimi në Gjermani. Udhëtimi mund të bëhet vetëm ose së bashku. Në rastin e shtetasve të vendeve të treta që janë të pajisur me leje qëndrimi në Gjermani, kanë si kusht shtesë që leja e qëndrimit e tyre në Gjermani të jetë e përhershme.
  • Udhëtime me qëllim vizite të të afërmve të gradës të 1. dhe 2. , të cilët nuk i përkasin „Familjes bërthamë“ (d.m.th. fëmijë nö moshö madhore, prindër të fëmijëvë me moshö madhore, motra, vëllezër dhe gjyshër) të shtetasve gjerman, të shtetasve të BE-së, shtetasve të Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë, Zvicrës ose Mbretërisë së Bashkuar ose të shtetasve të vendeve të treta me një person i cili ka leje qëndrimi në Gjermani vetëm në raste të detyrueshme familjare (lindje, martesa, raste vdekjesh/varrimi ose në raste të tjera të veçanta përjashtimore, për të cilat ekziston një arsye familjare e detyrueshme)
  • Udhëtime me qëllim vizite të partnerit nga një vend i tretë te partnerja e tij/ e saj me të cilën nuk janë martuar në Gjermani. Partneri ftues duhet të jetë një gjerman, një shtetas tjetër i BE-së, një shtetas i Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë, Zvicrës ose Mbretërisë së Bashkuar ose një shtetas i një vendi të tretë me të drejtë qëndrimi afatgjatë në Gjermani.
    • a) Parakushti është që marrëdhënia / partneriteti të jetë afatgjatë, d.m.th. është afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar më parë personalisht të paktën një herë në Gjermani ose deri vonë kishin një qëndrim të përbashkët jashtë vendit.
    • b) Si dëshmi duhet të sigurohen dokumentat e përshtatshme: Ftesë me shkrim nga personi që banon në Gjermani (përfshirë një kopje të dokumentave të identitetit), një deklaratë nga të dy partnerët mbi marrëdhënien (për vizitë) si dhe dëshmi të takimeve personale të mëparshme (në veçanti bazuar në vulat e pasaportës ose dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose dëshmitë e një qëndrimi të përbashkët jashtë vendit (p.sh. çertifikatat e regjistrimit). Përveç kësaj, dokumentacioni përmes fotove, mediave sociale, letërkëmbimit ose korrespondencës me email është i mundur
  • Udhëtime e përbashkëta të çifteve të pamartuar që udhëtojnë nga jashtë shtetit për një arsye serioze personale (p.sh. martesa, sëmundja ose varrimi i të afërmve të ngushtë). Një nga partnerët duhet të jetë një gjerman, një shtetas tjetër i BE-së ose një shtetas i Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë, Zvicrës ose Mbretërisë së Bashkuar.
    • a) Parakushti është që marrëdhënia / partneriteti të jetë afatgjatë, d.m.th. ka një vendbanim të përbashkët jashtë vendit.
    • b) Dokumentet e përshtatshme që do të shërbejnë si vërtetim: Deklarata me shkrim me arsyet bindëse për udhëtimin e përbashkët, një deklaratë nga të dy partnerët mbi marrëdhënien e tyre aktuale (për udhëtimin e përbashkët) si dhe dëshmi mbi marrëdhënien e tyre ekzistuese, në veçanti dëshmitë e një banimi të përbashkët ekzistues jashtë vendit (p.sh. Vërtetim banimi); Përveç këtyre pikave është i mundur edhe plotësimi me dokumentim përmes fotove, mediave sociale, letrave ose korrespondencës me E-Mail.
  • Pasagjerët në udhëtim tranzit
  • Individë që kanë nevojë për mbrojtje ose mbrojtje ndërkombëtare për arsye të tjera humanitare, përfshirë arsye mjekësore
  • Për personat të cilët udhëtojnë me qëllim biznesi duhet të justifikojnë në mënyrë të besueshme se udhëtimi është absolutisht i nevojshëm duke marrë parasysh situatën pandemike. Për ta vërtetuar këtë, kërkohet një deklaratë e nënshkruar personalisht nga partneri në biznes ose nga punëdhënësi për domosdoshmërinë absolute të një udhëtimi afatshkurtër biznesi. Një deklaratë e një partneri biznesi ose punëdhënësi të një shteti të tretë nuk është i mjaftueshëm.
  • Për udhëtarët që udhëtojnë me qëllim biznesi për të vizituar panairet tregtare, kërkohen dokumentet e mëposhtme: Në rastin e panaireve tregtare kërkohet një konfirmim pjesëmarrje nga organizatori i panairit; për vizitorët e panairit, bileta e pranimit në panairin tregtar si dhe të paktën konfirmimi i një takimi biznesi që është përcaktuar gjatë panairit tregtar.

2. Ripajisja me viza me procedurë të thjeshtuar

I. Vizat kombëtare (për qëndrime afatgjata;Viza-D)

Kufizimet ekzistuese të udhëtimit si dhe kufizimet lokale të daljes nga secili shtet mund të nënkuptojnë që është ose nuk ishte e mundur të përdoret/j viza kombëtare e lëshuar nga Ambasada e Gjermane në Tiranë përpara se kufizimet e udhëtimit të hynin në fuqi me datë 17 Mars 2020 brenda periudhës së vlefshmërisën së saj.

Meqenëse udhëtimi është i mundur përsëri, mund të lëshohet një vizë e re kombëtare me kërkesë në një procedurë të thjeshtuar. Parakushti është që vetëm data e udhëtimit të ketë ndryshuar, por jo qëllimi ose vendi i qëndrimit.

Kërkesa e thjeshtuar për ripajisjen me vizë të re duhet të paraqitet në Ambasadën Gjermane në Tiranë deri më 31 Dhjetor 2020. Për këtë mund të përdoret formulari i kontaktit ose adresa e postës elektronike: visa@tira.diplo.de. Ndoshta mund të kërkohen dokumenta aktuale, të cilat vërtetojnë se kushtet që çuan në pajisjen me vizën fillestare janë ende të vlefshme. Një intervistë e re personale ose prenotim i takimit në këtë rast nuk janë të nevojshme.

II. Viza-Shengen (për qëndrime aftashkurtër deri në 90 ditë; Viza-C)

Aktualisht nuk është e mundur një procedurë e thjeshtuar për ripajisjen me viza Shengen (qëndrime deri në 90 ditë brenda 180 ditëve).

3. Kufizimet e udhëtimeve hyrëse

Për Gjermaninë, kufizimet e udhëtimit vlejnë për udhetimet hyrëse nga shumë shtete. Këto urdhëresa lëshohen nga Ministria Federale e Brendshme. Ju lutemi informohuni përpara udhëtimit tuaj në Ministrinë Federale të Brendshme për të zbuluar se cilat rregullore zbatohen për vendin nga i cili po udhëtoni në Gjermani.

Në parim, hyrja është e mundur nga:

  • Shtetet anëtare të BE-së
  • Shtetet antarë të marrveshjes të asocimit të Shengenit: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni
  • Mbretëria e Bashkuar
  • Shtete të tjera nga të cilat hyrja bëhet e mundur për shkak të vlerësimit epidemiologjik të situatës nga BE (lista pozitive)

Hyrja nga shtetet e tjera (përfshirë Shqipërinë) është e mundur vetëm në raste përjashtimore. Parakushti është që të ekzistojë një doemosdoshmëri absolute.

4. Rregullorja e karantinës dhe testi Covid-19

Në Gjermani, rregulloret e karantinës lëshohen nga secili shtet federal individualisht. Pas konsultimit të shteteve dhe qeverisë federale, Ministria Federale e Brendshme krijoi një urdhëresë model, rregulloren e së cilës shtetet federale e kanë miratuar në thelb.

Kur hyni në Gjermani me një qëndrim të mëparshëm në një Zonë rreziku brenda 14 ditëve të fundit

  • duhet të shkoni në destinacionin tuaj menjëherë pasi të keni hyrë në Gjermani,
  • të testoheni nga një mjek ose laborator i autorizuar (këtu. mund të gjeni më shumë informacion mbi testet e detyrueshme.)
  • Izolohuni në shtëpi në destinacionin tuaj derisa të jetë i disponueshëm rezultati negativ i testit (detaje mbi këtë i gjeni në: përjashtim: dëshmia e rezultatit negativ të testit) dhe raportoni rezultatin e testit negativ tek autoritetet përgjegjëse, zakonisht Departamenti i Shëndetësisë, në rast se ju kërkohet tregoni rezultatin dhe
  • zakonisht kontaktoni autoritetin përgjegjës për ju me postë elektronike ose telefon Raportoni departamentin e shëndetësisë në vendin e banimit / akomodimit.

Në faqen zyrtare të Ministrisë Federale të Shëndetsisë ju do të gjeni gjithashtu Informacione rreth vendimit për rregulat e reja që hyjnë në fuqi nga tetori 2020.

Përjashtim: (Tranzit)

• Nuk ka asnjë detyrim të izoloheni në shtëpi gjatë qëndrimit në tranzit. Në këtë rast, ju jeni të detyruar të largoheni menjëherë nga Gjermania.

Përjashtim: Dëshmi për rezultatin negativ të testit

Nëse mund të provoni se nuk jeni infektuar me Covid-19, në shumicën e shteteve federale nuk kërkohet karantina. Sidoqoftë, në disa shtete federale, është i nevojshëm përsëritja e testit pas disa ditësh.

Dëshima duhet të sigurohet nga një vërtetim mjekësor. Testi biologjik-molekular për praninë e një infeksioni dueht të jetë kryer jo më shumë se 48 orë para udhëtimit. Testimi duhet të jetë kryer në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian ose në një vend me një standard të krahasueshëm të cilësisë. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri ka laboratore private, të cilët kryejnë teste për Covid-19 në varësi të dëshirës. Ju mund të gjeni një listë të tyre në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë: https://new.shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/. Deri në çfarë mase njihen këto rezultate në Gjermani, ju lutemi të pyesni institucionin kompetent shëndetësor lokal në Gjermani.

Alternativ është edhe kryerja e testit pas udhëtimit

  • në vendin e kalimit të kufirit ose
  • zhvillohet në vendin e akomodimit.

Testi është falas për udhëtarët nga zonat me rrezik brenda 72 orëve nga hyrja dhe mund të kryhet për shembull në aeroporte. Për udhëtarët nga zona jo të rrezikshme, testi duhet të jetë falas deri me 14 Shtator. Rezultati i testit duhet - pavarësisht nëse testi është kryer para ose pas hyrjes - të mbahet për të paktën 14 ditë pas hyrjes dhe t'i paraqitet në rast se kërkohet në departamentit shëndetësor.

nach oben