Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë

Passport

Passport, © colourbox

Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Çfarë është saktësisht heqja e vizave?

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa vizë për qëllimet e mëposhtme të një qëndrimi jo më të gjatë se 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh:
- Turizëm
- Biznes
- Vizitë
- Udhëtime të tjera, që nuk lidhen me qëllime punësimi, për të cilin kërkohet një miratim i veçantë (p.sh. kurs gjuhe, programe shkëmbimesh shkollore, hospitime shkencëtarësh, kualifikime të tjera etj.)
Në rast se synohet punësim, rekomandohet konsultimi me Ambasadën lidhur me detyrimin e pajisjes me vizë.
Për të gjitha llojet e tjera të qëndrimit kërkohet vizë! Në këtë rast ju lutemi të mbani parasysh, udhëzimet e mëposhtme:

Çfarë duhet paraqitur në kontrollin kufitar, me kërkesë të punonjësit përkatës?

Në rastin e udhëtimit pa vizë, kur kërkohet prej punonjësve të kontrollit të kufirit duhen paraqitur dëshmi të financimit të qëndrimit dhe të udhëtimit si dhe dëshmi të qëllimit të udhëtimit.
Të tilla mund të jenë për shembull:

lidhur me qëllimin e udhëtimit:
- për turizëm: rezervimet e hotelit dhe të udhëtimit
- për udhëtime biznesi: konfirmimi nga kompania me seli në Gjermani, ftesa për konferencë, seminar apo takim me partnerë biznesi etj.
- për vizitë: ftesë nga miqtë / të afërmit
- udhëtime të tjera: konfirmime nga organizatorët e kursit të gjuhës, nga shkolla apo organizatat përkatëse

lidhur me financimin:
1) mjete të mjaftueshme financiare për qëndrimin: cash, karta krediti apo çeqe udhëtimi
ose
deklaratë garancie.
Deklaratat e garancisë në përputhje me Nenet 66-68 të ligjit për qëndrimin e të huajve leshohen nga zyrat e emigracionit në Gjermani në emër të ftuesit që jeton në Gjermani dhe duhen paraqitur në origjinal në momentin e hyrjes në zonën Shengen.
2) Bileta vajtje-ardhje e fluturimit (brenda 90 ditëve të qëndrimit)
3) Pasaportë e vlefshme (pashaporta në momentin e kthimit duhet të jetë e vlefshme edhe për 3 muajt vijues)

Shtetasit, të cilët nuk janë të detyruar të pajisen me vizë, këshillohen urgjentisht të pajisen me siguracion shëndetësor për udhëtimin për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit. Kjo vlen edhe në qoftë se ju mund të zotëroni një siguracion shëndetësor shtetëror. Shpenzimet për vizitat mjekësore dhe trajtimet spitalore në Gjermani janë shumë herë më të larta se në Shqipëri.
Prandaj një trajtim mjekësor gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani mund mund t’ju krijojë shpenzime të larta. Në qoftë se ju nuk jeni i pajisur me sigurim shëndetësor për udhëtim, atëherë do t‘ju duhet t'i përballoni vetë këto shpenzime. Në bazë të përvojës sigurimi shëndetësor shtetëror nuk i merr përsipër këto shpenzime. Edhe shpenzimet e riatdhesimit nuk merren përsipër. Në këto raste rekomandohet një sigurim shtesë për udhëtimin, për të mbuluar të gjitha këto shpnezime.

Këto dokumenta duhen paraqitur, në rast se kjo kërkohet në çastin e hyrjes në territorin e shteteve anëtare të Marrëveshjes së Shengenit (pra në të ashtuquajturin kufi të jashtëm të Schengenit). Sjellim në vëmendje, se një shtetas i huaj mund të kthehet në kufi (në momentin e hyrjes), nëse ai nuk disponon mjetet e nevojshme financiare për qëndrimin e tij përkatësisht nëse nuk mund t'i fitojë ato në mënyrë të ligjshme, apo nëse nuk mund të dëshmojë kthimin në shtetin e origjinës apo në një shtet të tretë, për të cilin ai zotëron një leje qëndrimi të vlefshme, që i lejon kthimin në këtë shtet (për shembull biletë fluturimi). E njëjta gjë vlen, nëse ai nuk mund të paraqesë dokumentat, që provojnë qëllimin dhe rrethanat e qëndrimit të tij.

Një qëndrim pa vizë në zonën Schengen është i mundur për jo më shumë se 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.
Që nga data 18.10.2013 në bazë të Nenit 5, paragrafi 1 i Kodit të Kufirit Shengen për llogaritjen e kohëzgjatjes së lejuar të qëndrimit do të aplikohet mënyra si më poshtë: në vend të përllogaritjes së „90 ditëve brenda 6 muajve“ perspektivisht, pra duke filluar nga dita e hyrjes, do të aplikohet „llogaritja retrospektive“ („90 ditë për çdo periudhë 180 ditore, pra duke filluar llogaritjen nga data e kontrollit mbrapsht).

Çfarë vlen për mbajtësit e pasaportave shqiptare jo-biometrike?

Mbajtësit e pasaportave jo-biometrike i nënshtrohen detyrimit të pajisjes me vizë.
Informacionet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me vizë Shengen mund t’i gjeni në fletë tona të informacionit.
Aplikimi për vizë duhet paraqitur tek ajo përfaqësi e shtetit anëtar të Zonës Shengen, i cili është edhe destibacioni kryesor i udhëtimit. Nëse destinacioni nuk mund të përcaktohet qartë, kompetencën e lëshimit të vizës do ta ketë shteti i parë I hyrjes në zonën Shengen.

Ju urojmë udhëtim të mbarë e të sigurtë.