Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëzim i rëndësishëm! Kufizimet e hyrjes në Gjermani.

Hände mit Einmalhandschuhen halten Schild Coronavirus vor blauem Hintergrund

Covid-19 / Coronavirus, © Colourbox

07.09.2021 - Artikel

Vendimtare në këtë rast është vendbanimi/qëndimi afatgjatë i udhëtarit direkt para udhëtimit, dhe jo nënshtetësia e tij.

Ndërsa për ata që janë vaksinuar me dozën e plotë ndaj Covid-19 vlejnë përgjithësisht disa masa lehtësuese udhëtimi

Udhëtarët nga Shqipëria, pa dëshminë e vaksinimit të plotë, mund të hynë në Gjermani vetëm nëse bëjnë pjesë në një nga grupet e mëposhtme:

  • Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra) dhe anëtarë të bërthamës së tyre familjare (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër të fëmijëve të mitur) – si dëshmi e lidhjes familjare duhet të paraqitet çertifikatë lindjeje / e martesës në origjinal ose në fotokopje të noterizuar.
  • Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë);
  • Anëtarët e bërthamës familjare, të cilët jetojnë në Gjermani, sikundër janë partneri/ja, bashkëshorti/ja, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur, për bashkim familjar me vizë të vlefshme kombëtare ose për qëndrime afatshkurtra - si dëshmi të lidhjes familjare mbani me vete, ndër të tjera, çertifikatë martese / çertifikatë lindjeje në origjinal, apo në kopje të noterizuar, respekivisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (Deklaratë e nënshkruar sipas formularit , si dhe dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose të një vendbanimi  të përbashkët të mëparshëm), të cilat duhet të mbahet me vete;
  • Studentët, të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit, përfshirë rastet e pjesëmarrjes në kurset gjuhësore përgatitore të studimeve dhe praktikat;
  • Studentë të formimit profesional që do të nisin një studim profesional pranë një sipërmarrjeje;
  • Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në fushën e shëndetësisë dhe personel i kujdesit për të moshuarit, me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose mase ekuivalimi / kualifikimi.
  • Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me diplomë të njohur në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm në aspektin ekonomik dhe nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhen paraqitur dëshmitë përkatëse);
  • Au-Pairs dhe shërbyesit vullnetarë, nëse kohëzgjatja e planifikuar e veprimtarisë është së paku 6 muaj;
  • Pjesëmarrës në kurse intensive të gjuhës gjermane, praktika (vetëm praktika të detyrueshme në kuadër të studimeve apo të financuara nag fonde publike) dhe kualifikime,  nëse kohëzgjatja e planifikuar e kursit të gjuhës/praktikës/ kualifikimit është së paku 6 muaj;
  • Personel i transportit të mallrave dhe llojesh të tjera transporti;
  • Diplomatë të akredituar, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, ndihmës humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;
  • Pasagjerë në udhëtim tranzit (edhe në rrugë tokësore);
  • Familjarë të afërt (fëmijë në moshë madhore, nipërit, prindër të fëmijëve në moshë madhore, gjyshërit, motrat e vëllezërit - jo kunati/kunata ose vjehrrit apo nusja/dhëndri) të personave që jetojnë në Gjermani, lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm për vizita nëse keni një arsye familjare konkrete dhe detyruese  (lindja, martesa, vdekja / varrimi, sëmundja e rëndë e familjarëve më të afërt, pra prindër/gjyshër, fëmijë/nipër e mbesa, motra e vëllezër). Gjatë udhëtimit duhen paraqitur dëshmi rreth qëllimit të ngutshëm të udhëtimit dhe të lidhjes familjare, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një arsye e ngutshme familjare për udhëtimin;
  • Punëmarrës dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani, në rast se udhëtimi është absolutisht i nevojshëm për arsye ekonomike. Për këtë qëllim, në momentin e hyrjes në vend duhet paraqitur dëshmia e kualifikimit profesional të udhëtarit si dhe një deklaratë e nënshkruar nga partneri gjerman i biznesit, në origjinal (!) (shih formularin). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekzistojën kushtet për një përjashtim nga rasti.
  • Persona të cilët kanë nevojë për mbrojtje për arsye të tjera humanitare., p.sh. për trajtim mjekësor prej arsyesh të detyrueshme  mjekësore (d.m.th. nëse pa këtë trajtim jeta e personit kërcënohet ose ekziston frika për dëme të përhershme të konsiderueshme dhe trajtimi nuk mund të kryhet në vendin e lindjes - duhet të paraqitet një deklarata e mjekut që e trajton pacientin në Gjermani sipas formularit , si dhe dëshmi të tjera).
  • Punëtorë sezonalë në bujqësi
  • Marinarë në kalim e sipër drejt portit apo aeoportit prej nga do të niset anija respektivisht avioni, për t’u kthyer në një shtet të tretë
  • Të riatdhesuar të vonë

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Rregullat në raste përjashtimore nuk ndryshojnë asgjë prej përcaktimeve të regjimit të  vizave, që ka qenë i vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi i pajisjes me vizë, ky detyrim vlen edhe më tej.

nach oben