Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

COVID-19: Kufizim i përkohshëm i udhëtimeve jo të domosdoshme në BE

18.03.2020 -

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së si dhe të shteteve të asociuara kanë vendosur të ndjekin rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të kufizojnë për një afat fillimisht 30 ditor hyrjet për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme nga shtetet e treta në hapësirëne BE-së në funksion të zbutjes së efektit dhe përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19. 

Ministri Federal Seehofer ka lëshuar mbrëmjen e djeshme një urdhëresë me efekt të menjëhershëm sipas nenit 14, 6 të Kodit Kufitar të Schengen-it.

Përjashtohen nga kufizimi i udhëtimit saktësisht:

  1. Qytetarët e BE-së (përfshirë shtetasit britanikë) dhe të shteteve të asociuuara të Schengen-it që kthehen në rezidencat e tyre të zakonshme, së bashku me familjarët e tyre
  2. Shtetasit e shteteve të treta me lejeqëndrimi afatgjatë (përfshirë vizat kombëtare) që kthehen në rezidencat e tyre të zakonshme,
  3. Shtetas të shteteve të treta me funksione të ashtuquajtur esenciale („essential functions“), ku bëjnë pjesë: 
  • Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në shëndetësi, personeli i kujdesit
  • Punonjës të kufirit, personel në transportin e mallrave dhe në sektorë të tjerë të nevojshëm,
  • Diplomatë, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, asistentë humanitarë nëse duhet të ushtrojnë funksionin e tyre
  • Pasagjerë tranzit
  • Pasagjerë, që udhëtojnë për arsye të detyrueshme fmiljare
  • Persona, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare apo që kanë arsye të tjera humanitare

Njoftim nga Komisioni i BE-së