Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Kufizimet për shkak të COVID-19 në Gjermani!

Einschränkungen des öffentlichen Lebens im Zusammenhang mit COVID-19!

Einschränkungen des öffentlichen Lebens im Zusammenhang mit COVID-19!, © dpa

Aktualisht në Gjermani vlejnë në shumë vende një sërë kufizimesh të jetës publike, pjesërisht të varura prej gjendjes lokale epidemiologjike. Këto kufizime mund të ndryshojnë në çdo moment. Qeveria Federale dhe Landet Federale e kanë kufizuar aksesin mes të tjerash në strukturat akomoduese (veçanërisht hotele), ato gastronomike (restorante, bare, klube) si dhe aktivitetet e kohës së lirë, ato kulturore dhe sportive për persona me dëshmi vaksinimi apo shërimi („Rregulli 2G“) apo edhe duke shtuar këtu dëshminë e testit („2G plus“); mund të merren edhe kufizime të mëtejshme. Në parim Gjermania njeh vetëm vaksinat e licencuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sikundër produktet e licencuara të këtyre subjekteve. Krahas kësaj, pjesërisht, pranohen vetëm çertifikatat digjitale COVID të BE-së si edhe ekuivalentet e tyre. Për këtë arsye në shumë raste aksesi përmes çertifikatave të huaja (fizike apo digjitale) në vende dhe aktivitete të caktuara nuk është i mundur. Ndaj ju lutemi që përpara udhëtimit tuaj drejt Gjermanisë të informoheni në mënyrë të pavarur, nëse udhëtimi juaj dhe aktivitetet e planifikuara gjatë tij janë të realizueshme. Informacionet përkatëse mund t’i gjeni në faqet e internetit të Landit Federal përkatës, ku dëshironi të udhëtoni. Përfaqësitë gjermane jashtë vendit nuk mund të marrin përsipër asnjë përgjegjësi apo shërbim konsulence në këtë drejtim