Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Udhëtimet hyrëse të personave plotësisht të vaksinuar

imagen de una cartilla de vacunación con registros de vacunación contra COVID-19 y una tarjeta de embarque

imagen de una cartilla de vacunación con registros de vacunación contra COVID-19 y una tarjeta de embarque, © picture alliance / Eibner-Pressefoto

30.03.2022 -

Personat, që janë vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo nga ekuivalentet e këtyre vaksinave të përdorura në shtete të treta, mund të udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Persona të tillë mund të hynë në Gjermani edhe si vizitorë apo turistë. Personat e vaksinuar plotësisht sipas këtij përkufizimi mund të aplikojnë për vizat e nevojshme pranë Ambasadës Gjermanne në Tiranë.

Përjashtohen nga rasti udhëtimet hyrëse nga ato vende, që janë kategorizuar si zona me variante të virusit. Për këto vende udhëtimet drejt Gjermanisë vazhdjoën të jenë të ndaluara.

Udhëtimet hyrëse u lejohen vetëm atyre personave, që janë vaksinuar plotësisht me vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) (lista e vaksinave të lejuara: këtu) apo nga ekuivalentet e këtyre vaksinave të përdorura në shtete të treta (lista e vaksinave të lejuara: këtu). Është parashikuar zgjerimi i kësaj liste me vaksina të tjera me standarde të krahasueshme mbrojtjeje, sapo të jenë përmbyllur verifikimet e nevojshme për këtë qëllim.

Informacione të mëtejshme mund t’i gjeni ketu.

Dëshmitë e vaksinimit

Për udhëtimet hyrëse nevojitet për çdo rast që dëshmitë e vaksinimit të përmbushin plotësisht kushtet e përshkruara më poshtë nën pikat 1., 2. dhe 3:

1.   Duhet të jetë një dëshmi vaksinimi ndaj COVID-it e Bashkimit Evropian ose një dëshmi e krahasueshme me të në formë digjitale ose të printuar (letër) në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Fotografitë e printuara të dëshmive nuk konsiderohen si dëshmi digjitale. Dëshmitë duhet të jenë lëshuar në formë digjitale prej një lëshuesi të licencuar dhe t’i përcillen personit të autorizuar në formë digjitale.

2.   Dëshmia e vaksinimit duhet të përmbajë këto të dhëna:

a) Të dhënat personale të të vaksinuarit (të paktën mbiemrin, emrin dhe datën e lindjes ose numrin e pashaportës së vlefshme, e cila duhet të mbahet me vete dhe të paraqitet gjatë kontrollit, apo edhe të një dokumenti tjetër zyrtar identifikues të pajisur me fotografi me ngjyra)

b) Data e vaksinimit, numri i vaksinimeve,

c) Emri i vaksinës,

d) Emri i sëmundjes, kundër të cilës është bërë vaksina, si dhe

e) Cilësi të personit apo institucionit përgjegjës për kryerjen e vaksinimit apo lëshimin e çertifikatës, për shembull simboli zyrtar apo emri i lëshuesit.

3.   Vetë vaksinimi duhet të përmbushë ndër të tjera disa kritere të caktuara për një vaksinim të plotë sipas §22a Kreu 1 i Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet.

Një vaksinim i plotë me vaksinat e njohura do të thotë:

a) Deri në datën 30.09.2022: dy doza vaksine

b) Deri në datën 30.09.2022: një dozë vaksine, vetëm nëse krahas kësaj paraqitet:

  • Test antitrupash me dëshmi të infektimit nga Coronavirusi përpara dozës së vaksinës, dhe më pas doza e vaksinës; ose
  • Testim pozitiv përmes detektimit të acidit nukleik (mes të tjerash Test PCR) para marrjes së dozës teke të vaksinës; ose
  • Testim pozitiv përmes detektimit të acidit nukleik (mes të tjerash Test PCR) para marrjes së dozës teke të vaksinës dhe që prej realizimit të testit të kenë kaluar 28 ditë.

c) Që prej datës 1.10.2022: tre doza vaksine; doza e fundit e vaksinës duhet të jetë bërë të paktën tre muaj pas dozës së dytë të vaksinës

d) Që prej datës 1.10.2022: dy doza vaksine, vetëm nëse krahas kësaj paraqitet:

  • Test antitrupash me dëshmi të infektimit nga Coronavirusi përpara dozës së parë të vaksinës, dhe më pas dy dozat e tjera të vaksinës; ose
  • Testim pozitiv përmes konstatimit të acidit nukleik (mes të tjerash Test PCR) para marrjes së dozës së dytë të vaksinës; ose
  • Testim pozitiv përmes konstatimit të acidit nukleik (mes të tjerash Test PCR) para marrjes së dozës së dytë të vaksinës dhe që prej realizimit të testit të kenë kaluar 28 ditë.

Lutemi të verifikoni përpara çdo udhëtimi të planifikuar, nëse dëshmia e vaksinimit korespondon me kriteret e përmendura.

Personat, që nuk kanë mbushur ende 12 vjeç dhe nuk janë vaksinuar ende, mund të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë me një dëshmi negative testimi (Test PCR ose test antigjen) të shoqëruar prej të paktën njërit prind të vaksinuar plotësisht. Personat, që nuk kanë mbushur ende 6 vjeç nuk kanë nevojë për dëshmi testimi.