Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rregulla aktuale në rast të (ri-)udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Detyrimi i testimit / paraqitjes së dëshmive, regjistrimi i udhëtimit hyrës në Gjermani dhe karantina në rastin e udhëtimeve hyrëse në Gjermani

Duke filluar nga data 27.02.2022 Shqipëria nuk kategorizohet më si vend i riskut të lartë!

Si qëndrim paraprak në një zonë të rrezikut të lartë apo zonë me variante të virusit konsiderohet çdo qëndrim i atjeshëm në një moment çfarëdo brenda 10 ditëve të fundit përpara hyrjes në Gjermani. Përcaktues për grupimin e vendit në një kategori të caktuar është momenti i hyrjes në Gjermani.

Lutemi të mbani në konsideratë:

Rregullat e mëposhtme kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet hyrja në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth kufizimeve aktuale të hyrjes i gjeni ketu

Duke filluar nga data 27.02.2022. Shqipëria nuk kategorizohet më si vend i riskut të lartë!
Si qëndrim paraprak në një zonë të rrezikut të lartë apo zonë me variante të virusit konsiderohet çdo qëndrim i atjeshëm në një moment çfarëdo brenda 10 ditëve të fundit përpara hyrjes në Gjermani. Përcaktues për grupimin e vendit në një kategori të caktuar është momenti i hyrjes në Gjermani.

Vështrim i përgjithshëm – Çfarë duhet të kem parasysh përpara se të udhëtoj nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë?

A kam të drejtë të udhëtoj aktualisht?

Për ata persona, që nuk zotërojnë shtetësinë gjermane, por as shtetësinë e ndonjë vendi tjetër brenda BE-së (+ Norvegji, Islandë; Lihtenshtein, Zvicër) vazhdojnë të mbeten të vlefshme kufizimet e udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia.

Në parim mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë këta persona:

  • Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (+ Norvegji, Islandë; Lihtenshtein, Zvicër) dhe
  • Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë) në njërin nga këto vende, dhe
  • persona të vaksinuar plotësisht  (d.m.th. ata që përpara të paktën 14 ditësh janë vaksinuar me të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave të mëposhtme kundër Covid-19: BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza; Johnson&Johnson/Jannssen –nga një dozë) dhe paraqesin dëshminë e vaksinimit dhe në rast nevoje edhe vizën përkatëse, dhe
  • Personat që janë objekt i Përjashtimeve nga kufizimet e hyrjes kushtëzuar prej pandemisë , nëse duhet me vizën përkatëse.

Ata, të cilët mund të udhëtojnë, gjatë udhëtimit hyrës ngaShqipëria duhet të kenë parasysh si në vijim:

  • Udhëtimet hyrëse për udhëtarët nga mosha 12 vjeç e lart parimisht janë të lejuara me një test të vlefshëm negativ, ose me një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-it, ose dëshmi mbi shërimin rishtaz nga infektimi me Covid. Kjo vlen që nga data 01.08. ose 23.12.2021 pavarësisht itinerarit:
    Cilat dokumente më nevojiten?
    Në çfarë forme duhet të paraqiten dokumentet ?
  • Lutemi të mbani në konsideratë që grupimi në një kategori të caktuar, e bashkë me të edhe rregullat e hyrjes në Gjermani, mund të ndryshojnë edhe brenda një kohe të shkurtër. Përcaktuese janë gjithnjë rregullat që vlejnë në momentin e hyrjes në Gjermani.
  • Lutemi të mbani në konsideratë edhe udhëzimet në faqen e Ministrisë së Brendshme Federale dhe Ministrisë Federale të Shëndetësisë

Detyrim testimi dhe paraqitjeje të dëshmisë për të vaksinuarit dhe të shëruarit në rast të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë

Udhëtarët nga mosha 12-vjeçare e lart në në rast udhëtimesh hyrëse drejt Gjermanisë duhet të paraqesin dëshmitë në vijim:

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet me variante të virusit: një test negativ për Covid-19. Dëshmia e vaksinimit, ose një dëshmi mbi shërimin në këtë rast nuk mjaftojnë.

Në rast të udhëtimeve hyrëse nga rajonet e tjera (pavarësisht kategorizimit apo mjeteve të transportit): Një dëshmi e vaksinimit, një dëshmi mbi shërimin pas infektimit ose një rezultat negativ i testimit për Covid-19.

Këto dëshmi duhet tëparaqiten në momentin e hyrjes. Në rast të një udhëtimi hyrës përmes transportit ajror, dëshmia, nëse kërkohet, duhet t‘i paraqitet para fluturimit edhe kompanisë ajrore.

Përjashtimet nga detyrimi për testim/paraqitje të dëshmisë:

Nga detyrimi për paraqitje të dëshmisë gjatë udhëtimit përjashtohen veçanërisht per personelin e transportit.

Udhëzime lidhur me rregullat për dëshmitë e sipërpërmendura i gjeni më poshtë.

Dëshmitë duhet të paraqiten jo më vonë se 10 ditë pas udhëtimit hyrës me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse. Informacione më të hollësishme lidhur me detyrimin për testim dhe dëshmim te vaksinimit gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Kriteret për testet dhe dëshmitë lidhur me vaksinimin dhe shërimin

Informacione lidhur me detyrimin për dëshmim gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Përgjithësisht si dëshmi vlen
Për të testuarit negativ
:

Rezultati negativ i një testi PCR në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë para udhëtimit hyrës (koha e marrjes së mostrës),

ose

një rezultat negativ i një testi të shpejtë antigjen në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle. Testi në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë para udhëtimit hyrës. Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit, testi duhet të jetë bërë jo më herët se 24 orë para udhëtimit hyrës.

Informacione më të hollësishme rreth njohjes së testeve ofron Instituti Robert Koch në faqen e tij të internetit.

Për të vaksinuarit plotësisht:

Dëshmia mbi vaksinat mbrojtëse ndaj Covid-19 në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane dhe spanjolle në formë të letrës (origjinal, p.sh. pasaporta e verdhë e OBSH-së e vaksionimit), ose në formë dixhitale të kontrollueshme (një fotografi dixhitale e një dëshmie të vaksinimit nuk mjafton!).

Vaksinimi duhet të kryhet me një nga vaksinat kundër virusit Covid-19, të përmendura në faqen e internetit të Institutit Paul-Ehrlich me numrin e cilësuar të dozave. Që prej datës 15.01. kërkohet një dozë e dytë edhe në rastin e vaksinimit me vaksinën  Johnson&Johnson (Jannssen – Cilag). Që nga marrja e dozës së fundit duhet të kenë kaluar së paku 14 ditë.

Dëshmia duhet të përmbajë këto të dhëna:

- Të dhënat personale të të vaksinuarit (të paktën mbiemri, emri dhe datëlindja ose numri i pashaportës / dokumentit të identifikimit / kartës së identitetit)
- Data e vaksinimit, numri i vaksinimeve
- Emri i vaksinës
- Emri i sëmundjes ndaj të cilës është kryer vaksinimi
- Veçori që të çojnë te personi apo institucioni përgjegjës për kryerjen e vaksinës apo lëshimin e çertifikatës
- Nëse kërkohet: të dhëna rreth vaksinimeve përforcuese të nevojshme për mbrojtje të plotë vaksinale, si dhe momentet kohore përkatëse. Vaksinimit përforcuese të nevojshme publikohen në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich.

Çertifikatat shqiptare të vaksinimit njihen formalisht nga Bashkimi Europian. Kjo do të thotë që ato konsiderohen të vërteta dhe mund të paraqiten gjatë hyrjes në Bashkimin Europian.

Për hyrjen në Gjermani vlen: Do të njihen dhe pranohen vetëm vaksinat e njohura nga Instituti Paul-Ehrlich. Vaksina të tjera nuk njihen.

Për të shëruarit:

Rezultati pozitiv i testit PCR, i bërë para të paktën 28 ditëve, por jo më herët se para 3 muajve (rezultatet pozitive të testeve antigjen ose të antitrupave nuk mjaftojnë!).Dëshmia e testimit duhet të paraqitet në formë të printuar (origjinal), ose në formë digjitale të kontrollueshme (një fotografi digjitale e një dëshmie të vaksinimit nuk mjafton!) dhe të jetë në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane ose spanjolle.

Informacione më të hollësishme lidhur me rregulalt e hyrjes në Gjermani gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë .

Regjistrimi digjital i hyrjes

Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit për në Gjermani kanë qëndruar në një zonë rreziku të lartë, apo zonë me variante të virusit para arritjes së tyre në Gjermani duhet të regjistrohen në faqen www.einreiseanmeldung.de dhe gjatë hyrjes të kenë me vete dëshminë e regjistrimit.

Ky detyrim ekziston gjithmonë për udhëtimet hyrëse të cilave u kanë paraprirë qëndrime në të ashtuquajtura zona të varianteve të virusit. Në rastin e qëndrimeve paraprake në zona të rrezikut të lartë ka disa përjashtime. Nga ky detyrim përjashtohen veçanërisht personat,  të cilët vetëm kanë kaluar nëpër një rajon me rrezik të lartë, por nuk kanë qëndruar aty për një periudhë të ndërmjetme.

  • Nëse në raste përjashtimore nuk është e mundur të kryhet regjistrii digjital i udhëtimit hyrës, në vend të tij udhëtarët duhet të plotësojnë një formular të printuar.

Informacione të mëtejshme pasagjerët mund të gjejnë në një fletë informacioni si edhe në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.


Detyrimi i karantinimit

Në Gjermani vlenë detyrimi i karantinimit sipas Rregullores së udhëtimeve hyrëse të Ministrisë Federale të Shëndetësisë së datës 03 mars 2022

Sipas Rregullores së re të udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë me një qëndrim paraprak në një rajon me rrezik të lartë, ose rajon me variante të virusit brenda 10 ditëve të fundit vlen detyrimi,

  • për të shkuar në destinacionin tuaj menjëherë pas udhëtimit hyrës dhe
  • për të qëndruar aty në izolim shtëpiak (karantinë). Pas një qëndrimi në një rajon me rrezikshmëri të lartë, udhëtarët duhet të qëndrojnë në izolim shtëpiak për 10, e në rast të qëndrimit në një rajon me variante të virusit, për 14 ditë. Gjatë këtij izolimi nuk lejohet dalja nga shtëpia, ose banesa apo pranimi i vizitorëve.

Përjashtime nga detyrimi i karantinimit:

Detyrimi i karantinimit nuk vlen veçanërisht për ata persona, të cilët

  • nuk kanë mbushur ende 12 vjeç
  • vetëm kanë kaluar përmes një rajoni me rrezikshmëri të lartë (rajoni me variante të virusit) dhe nuk kanë ndaluar aty për një qëndrim të ndërmjetëm, ose
  • të cilët vetëm udhëtojnë përmes Gjermanisë dhe largohen nga vendi sërish përmes rrugëve të shpejta

Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me rrezik të lartë (jo rajon me variante të virusit) vlen:

Karantinimi mund të ndërpritet para kohe, nëse portalit të udhëtimeve hyrëse (www.einreiseanmeldung.de) i përcillet  një rezultat negativ i testimit, një dëshmi vaksinimi, ose dëshmi mbi shërimin. Nëse dorëzohet një certifikatë shërimi ose vaksinimi para hyrjes, nuk kërkohet karantinim. Në rast të paraqitjes së testit, testimi duhet bërë jo më parë se 5 ditë pas udhëtimit hyrës.

Për fëmijët nën moshën 12-vjeçare karantinimi përfundon menjëherë pasi dorëzohet dëshmia e testit ose automatikisht pa dëshmi pas 5 ditëve pas udhëtimit hyrës.

Në rast të një qëndrimi paraprak në një rajon me variante të virusit vlen:

Shkurtimi i karantinimit përgjithësisht nuk është i mundur. Nëse vendi përkatës është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë gjatë kohës së izolimit dhe me këtë nuk konsiderohet më rajon me variante të virusit, vlejnë rregullat e rajoneve me rrezikshmëri të lartë me mundësitë për përjashtime të përmendura më lart.

Informacione të tjera udhëtarët mund të gjejnë në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë

Masat aktuale në Gjermani

Në Gjermani vazhdojnë të vlejnë edhe më tej kufizimet e jetës publike dhe të kontakteve. Kufizimet për shkak të COVID-19 në Gjermani!

Informacione të tjera (vetëm në gjuhën gjermane) udhëtarët mund të gjejnë në faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë. 

Rregullat në landet federale

Në lidhjet e mëposhtme mund të gjeni informacione të rëndësishme rreth rregullave të karantinimit në landet federale

Baden-Württemberg

Bayern

Berlin                                     

Brandenburg

Bremen

Hamburg

Hessen

Mecklenburg-Vorpommern

Niedersachsen

Nordrhein-westfalen

Rheinland-Pfalz

Saarland

Sachsen

Sachsen-Anhalt

Schleswig-Holstein

Thüringen

Për të gjetur personat përkatës të kontaktit pranë Drejtorive të Shëndetit në një rajon të caktuar mund të kërkoni mbështetje këtu: https://tools.rki.de/plztool