Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Hapen aplikimet: Shkolla e 8-të Verore mbi "Ligjin Gjerman" në Bon

Studenten

Studenten, © colourbox

29.05.2018 -

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) organizon në verën e vitit 2018, Shkollën e 8-të Verore mbi "Ligjin Gjerman" në Bon. Kursi i drejtohet studentëve të jurisprudencës ose avokatëve të rinj nga disa vende partnere të IRZ, me theks tek ligji gjerman.

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) organizon në verën e vitit 2018, Shkollën e 8-të Verore mbi "Ligjin Gjerman" në Bon. Kursi i drejtohet studentëve të jurisprudencës ose avokatëve të rinj nga disa vende partnere të IRZ, me theks tek ligji gjerman. Qëllimi i aktivitetit njëjavor është njohja e pjesëmarrësve me sistemin ligjor gjerman dhe atë evropian. Kursi zhvillohet nga dt. 8 (mbërritja) deri më 14 korrik 2018 (kthimi) në Bon. Përveç leksioneve në gjermanisht, do të zhvillohen takime në një gjykatë dhe në Universitetin e Bonit. Për Shqipërinë janë në dispozicion dy vende. Të interesuarit duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane. Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (curriculum vitae dhe letër motivimi) deri më 12 qershor tek personi përgjegjës i projektit Franziska Simon (simon@irz.de).

IRZ i mbulon pjesëmarrësve:

  • Udhëtimin për dhe nga Gjermania
  • Strehim dhe ushqim falas gjatë aktivitetit në Bon
  • Sigurimin shëndetësor, i cili rimburson shpenzimet për trajtimet e nevojshme mjekësore për sëmundjet akute gjatë qëndrimit

Shkarko përshkrimin e programit