Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Deklaratë shtypi: „Kur bie mbrëmja” – Parada e fenerëve – në Rrugën e Ambasadave, më 14 nëntor 2018

03.11.2018 -

Me ndihmën e Qeverisë Federale të Gjermanisë, Bashkia e Tiranës ka instaluar në Rrugën e Ambasadave ndriçues sipas parimit të efiçencës energjetike si dhe ka vendosur një panel diellor për të prodhuar energji të gjelbër. Ky projekt pilot ka si qëllim reduktimin e konsumit të energjisë dhe të mbetjeve CO2. Projekti është një komponent i bashkëpunimit gjithëpërfshirës gjermano-shqiptar për të rritur efiçencën e energjisë në Shqipëri.

Ky projekt do t‘i prezantohet publikut ditën e mërkurë, më 14 nëntor në një paradë me fenerë, e cila do të fillojë në orën 17:30 në „Rrugën e Durrësit“ / Sheshi „Adem Kashari“ dhe më pas do të vazhdojë përgjatë Rrugës së Ambasadave. Të gjithë së bashku, familje, fëmijë dhe kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj parade, do të ecim në rrugë duke kënduar me një fener në dorë, të punuar vetë nga gjithsecili, duke ndjekur kështu traditën gjermane të paradës me fenerë.

Pas prezantimit të shkurtër të projektit, Ambasadorja Gjermane Schütz, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të inaugurojnë ndriçimin e ri. Më pas do të zhvillohet një kuic me fëmijët mbi temën e efiçencës së energjisë, ndërsa për prindërit do të ketë një ponç vjeshtor.

Enrico Günther
Drejtues i Referatit të Kulturës dhe Shtypit