Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

„Së bashku për të rimëkëmbur Evropën.“ Gjermania merr Presidencën e Këshillit Evropian

Logo der deutschen Ratspräsidentschaft im 2. Halbjahr 2020

EU Ratspräsidentschaft Deutschland, © Bundesregierung

30.06.2020 -

Në datën 1 korrik Gjermania mori Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian për një periudhë 6-mujore, të ashtuquajturën Presidencë të Këshillit. Objektivi ynë për BE-në: solidarë e të bashkuar nga brenda, operacionalë e të pavarur së jashtmi.

Duke nisur prej  vitit 2007 Gjermania e ka marrë Presidencën e Këshillit të BE-së 13 herë. Gjatë periudhës së Presidencës përfaqësueset dhe përfaqësuesit e Qeverisë Federale drejtojnë mbledhjet dhe takimet në të gjitha nivelet e Këshillit, me përjashtim të atyre rreth  marrëdhënieve të jashtme të BE-së, si dhe kujdesen për vazhdimësinë  e punës së BE-së në Këshill. Nisur nga pandemia e Coronës Gjermania dëshiron ta verë fokusin në rindërtimin ekonomik dhe social e në të njëjtën kohë edhe në përmirësimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian lidhur me temat e  rëndësishme të së ardhmes: ndryshimet klimatike, refugjatët dhe migracioni, shteti ligjor dhe digjitalizimi.       

Për Ministrin e Jashtëm Maas është e qartë:

Pandemia e Coronës disa vende të Bashkimit Evropian i ka prekur më rëndë se të tjerat, por pasojat e saj ekonomike e sociale prekin mbarë Evropën. Për këtë arsye rrugën për të dalë nga kriza mund ta gjejmë vetëm së bashku. Gjermania kërkon që të ketë rolin e motorrit dhe moderatorit në këtë Presidencë të Këshillit. Detyra jonë do të jetë, të ndërtojmë ura e të gjejmë zgjidhje, që në fund të ditës do të jenë në dobi të të gjithë njerëzve në Evropë. Dhe aq sa do jemi solidarë dhe të bashkuar në Evropë së brendshmi, njësoj operacionalë dhe të pavaruar duhet të jemi së jashtmi. Ne nuk duam të jemi nën patronazhin e askujt, duam të ecim në rrugën tonë e ta formësojmë atë gjeopolitikisht.

Kësisoj programi bazohet në këto ide orientuese:

  • Kapërcimi i qëndrueshëm i krizës së Coronës
  • Një Evropë më e fuqishme e më inovative
  • Një Evropë e drejtë
  • Një Evropë e qëndrueshme
  • Një Evropë e sigurisë dhe vlerave të përbashkëta
  • Një Evropë e fortë në botë

Presidencë-Trio me Portugalinë dhe Slloveninë

Shtetet anëtare që kanë Presidencën bashkëpunojnë ngushtësisht në grupe treshe, të ashtuquajturat Presidencat-Trio . Ky është një rregull i vendosur me Traktatin e Lisbonës së vitit 2009. Kryesia e përbërë nga tre shtete formulon objektiva afatgjatë dhe përpunon një program të përbashkët  - Programi gjendet ne linkun - mbi temat dhe çështjet më të rëndësishme, me të cilat këshilli do të merret në periudhën përkatëse tetëmbëdhjetëmujore. Mbi bazën e këtij programi secili prej tre shteteve harton një program të tijin të detajuar gjashtëmujor. Gjermania do të hapë këtë Presidencë-Trio,  duke u pasuar në 2021 fillimisht nga Portugalia e më pas nga Sllovenia.

Detyrat e Presidencës

Presidenca mban përgjegjësi që të çojë përpara konsultimet e Këshillit rreth kuadrit ligjor të BE-së si dhe të kujdeset për vazhdimësinë e agjendës së BE-së, vijimësinë e rregullt të proceseve ligjvënëse dhe bashkëpunimin e shteteve anëtare. Për këtë qëllim Presidenca duhet të veprojë si një ndërmjetës i sinqertë e i paanshëm.
Në thelb Presidenca ka dy detyra:

1. Planifikimin dhe drejtimin e mbledhjeve të Këshillit dhe komisioneve të tij përgatitore

Presidenca drejton mbledhjet e formacioneve të ndryshme të Këshillit (me përjashtim të Këshillit për „Punët e Jashtme“) dhe ato të komisioneve përgatitore, ku bëjnë pjesë komisionet e përhershme, sikundër është Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm apo grupet e punës dhe komisionit specifike.
Presidenca kujdeset, që konsultimet të zhvillohen konform rregullit dhe që Rregullorja e Brendshme dhe metodat e punës të zbatohen në mënyrë korrekte.
Presidenca organizon gjithashtu edhe takime formale dhe informale në Bruksel dhe vendin e saj.

2. Përfaqësimin e Këshillit përkundrejt organeve të tjera të BE-së

Presidenca përfaqëson Këshillin përkundrejt organeve të tjera të BE-së, në mënyrë të veçantë përkundrejt Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Detyra e saj është të ndikojë në një format trilogjen në arritjen e dakordësisë rreth procedurave ligjvënëse gjatë bisedimeve dhe mbledhjeve informale të Komisionit të Ndërmjetësimit.

Presidenca përmbush detyrat e saj në koordinim të ngushtë me

  • Presidentin e Këshillit Evropian,
  • Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë.

Presidenca mbështet punën e tyre; asaj mund t’i ngarkohet hera-herës realizimi i detyrave të caktuara të  Përfaqësuesit të Lartë, si p.sh. përfaqësimi i Këshillit për Punët e Jashtme përpara Parlamentit Evropian apo drejtimi i seancave të Këshillit për Punët e jashtme, gjatë të cilave trajtohen çështje të politikave të përbashkëta të tregtisë.