Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacione rreth: Udhëtimeve hyrëse në Gjermani dhe rregullave të karantinës

18.06.2021 -

1. Heqja e kufizimeve të hyrjes nga Shqipëria në Gjermani

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon ditën e dielë, më 20.06, ora 0:00 CET. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për hyrjen përmes rrugëve ajrore kërkohet një test COVID, një dëshmi që e ka kaluar ose është vaksinuar (personat që janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat me njërën nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19). Për më shumë informacion shihni ju lutem më poshtë (paragrafi 3).

2. Ripajisja me viza me procedurë të thjeshtuar

I. Vizat kombëtare (për qëndrime afatgjata;Viza-D)

Kufizimet ekzistuese të udhëtimeve mund të çojnë në pamundësinë e përdorimit të vizave kombëtare (brenda periudhës së vlefshmërisë së tyre) të lëshuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë përpara se kufizimet e udhëtimeve të hynin në fuqi më 17.03.2020.

Meqenëse udhëtimi për disa kategori vizash është i mundur përsëri, mund të lëshohet një vizë e re kombëtare me kërkesë në një procedurë të thjeshtuar. Parakushti është që vetëm data e udhëtimit të ketë ndryshuar, por jo qëllimi ose vendi i qëndrimit.

Kjo nuk vlen për vizat që janë lëshuar për kategoritë "Punësim sipas Paragrafi 26 Kreu II" dhe për "Kërkimin e një vendi pune". Udhëtimi, për individët që i përkasin këtyre kategroive, është i pamundur deri në një njoftim të dytë.

Kërkesa e thjeshtuar për ripajisjen me vizë të re duhet të paraqitet në Ambasadën Gjermane në Tiranë deri më 31 Dhjetor 2020. Për këtë mund të përdoret formulari i kontaktit ose adresa e postës elektronike: visa@tira.diplo.de. Ndoshta mund të kërkohen dokumenta aktuale, të cilat vërtetojnë se kushtet që çuan në pajisjen me vizën fillestare janë ende të vlefshme. Një intervistë e re personale ose prenotim i takimit në këtë rast nuk janë të nevojshme.

II. Viza-Shengen (për qëndrime aftashkurtër deri në 90 ditë; Viza-C)

Aktualisht nuk është e mundur një procedurë e thjeshtuar për ripajisjen me viza Shengen (qëndrime deri në 90 ditë brenda 180 ditëve).

3. Rregullorja e karantinës dhe testi Covid-19

Përhapja e COVID-19 sjell kufizime të mëtejshme të transportit ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe ngarkesë të jetës publike. Rreziku, që ju të mos keni mundësi të realizoni udhëtimin tuaj drejt, përmes ose prej një vendi të caktuar është i lartë për shumë destinacione kushtëzuar prej kufizimeve në rritje.

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej datës 9 maj, nuk  kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit.

Nuk janë më të nevojshme detyrimi i testimit (me përjashtim të atyre, që hynë në rrugë ajrore), regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës. Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigjenesh, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit). Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit  (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Përgjithësisht vlen të thuhet, që rregullat e karantinimit në Gjermani vendosen nga landet federale. Lutemi të lexoni me vëmendje rregullat e karantinimit / testimit që vlejnë në landin federal të destinacionit tuaj; informacionet përaktëse mund t’i gjeni në faqen e internetit të ministrisë përkatëse të shëndetësisë apo administratat lokale. Për gjetjen e personave të duhur të kontaktit në drejtoritë rajonale të shëndetësisë mund të gjeni mbështetje në: https://tools.rki.de/plztool. Informacione të mëtejshme udhëtarët mund të gjejnë edhe në Faqen e Ministrisë Federale të Shëndetësisë.