Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ambasadorja dhe sektorët e veçantë

Deutsche Botschaft Tirana

Deutsche Botschaft Tirana, © Deutsche Botschaft Tirana

Ju informojmë mbi funksionin e Ambasadës dhe bëjmë të ditur personat e kontaktit.

Sektori politik

  • vëzhgon dhe analizon politikën e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Shqipërisë
  • ruan kontakte të shumëllojshme me institucionet politike të Shqipërisë si p.sh. me qeverinë, ministritë, parlamentin, partitë, organizatat joqeveritare, politikanët lokalë, gazetarët
  • mbledh informacione dhe ia vë ato në dispozicion Qeverisë Federale.
  • Shkëmben mendime dhe përvojë me ambasada të tjera në Tiranë, me delegacionin e Komisionit të BE-së si dhe organizata të tjera ndërkombtare të përfaqësuara këtu.
  • ndihmon në planifikimin e udhëtimeve të politikanëve gjermanë në Shqipëri dhe të atyre shqiptarë në Gjermani, dhe në këtë kontekst ndihmon në vendosjen e kontakteve dhe përgatit bisedimet.
  • i parashtron Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, me udhëzim të Ministrisë së Jashtme Federale, pozicionet e Qeverisë Federale në lidhje me çështje të veçanta

Drejtimin e sektorit politik e ka marrë përsipër vetë Ambasadorja Susanne Schütz.

Sektori ekonomik

  • bështet marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë përmes realizimit të interesave të sipërmarrjeve gjermane në tregun e këtushëm
  • mbështet firmat gjermane, të cilat janë në kërkim të mundësive të investimit në vend dhe përpiqet të nxisë marrëdhëniet e biznesit mes sipërmarrjeve gjermane dhe atyre shqiptare
  • vëzhgon dhe analizon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

Drejtimin e sektorit ekonomik e ka Zëvendës Ambasadori, Dr. Johannes Dietrich.

Sektori i Politikave për Zhvillim

  • bashkëpunon vazhdimisht me Qeverinë shqiptare dhe përgatit konsultimet dhe negociatat mbi politikat për zhvillimin ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.
  • bashkërendon ndihmën gjermane me donatorë të tjerë të ndihmës për zhvillim duke përfshirë organizatat ndërkombëtare (para së gjithash Bankën Botërore, Kombet e Bashkuara, BE-në).
  • koordinon projektet gjermano-shqiptare të bashkëpunimit për zhvillim në fushat e energjisë, furnizimit me ujë/kanalizimeve/mbetjeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
  • vëzhgon dhe mbështet zbatimin e projekteve për zhvillim të shoqërisë civile të financuara nga taksat gjermane (para së gjithash fondacionet politike, organizatat joqeveritare).

Drejtuese e sektorit është Maren Kneller.

Sektori kulturor

  • mbështet marrëdhëniet kulturore gjermano-shqiptare duke mbajtur kontakt me Ministritë përgjegjëse në Shqipëri,
  • koordinon politikën e jashtme gjermane për kulturën në Republikën e Shqipërisë, duke bashkëpunuar më Institutin Goethe dhe me organizata të tjera ndërmjetëse,
  • vëzhgon politikën kulturore të Shqipërise dhe informon Qeverine Federale,
  • mbështet në nivel politik gjermanishten si gjuhë të huaj në Shqipëri,
  • kujdeset për sektorët e shkencës dhe shkollave të larta, të shkembimeve rinore, të fesë dhe klerit si dhe për çështje të përkujdesjes për varrezat e luftës.

Drejtues është z. Enrico Günther.

Sektori shtypit

  • informon opinionin publik shqiptar në lidhje me politikën e Qeverisë Federale dhe aktivitetin e Ambasadës Gjermane në Tiranë
  • është zyrë kontakti për përfaqësuesit e mediave shqiptare dhe të atyre gjermane dhe ndërkombtare të akredituara në Shqipëri
  • organizon udhëtimet e përfaqësuesve të mediave shqiptare në Gjermani, në bashkëpunim me Institutin Goethe
  • ndërmjetëson praktikat e gazetarëve të rinj shqiptarë në Gjermani dhe
  • është Partner i Zyrës Federale të Shtypit për mbështetjen e kontakteve mes mediave gjermane dhe shqiptare.

Drejtues i këtij sektori dhe njëkohësisht zëdhënës i Ambasadës është z. Enrico Günther.

Administrata

Për një funksionim të mirë të ambasadës është e nevojshme një administratë efikase dhe moderne. Detyrat e të cilës tradicionalisht përfshijnë administrimin dhe përkujdesjen ndaj personelit, pyetje mbi sigurinë, shërbimet e telekomunikacionit dhe shërbimet postare, shërbimi i automjeteve, prokurimit të materialeve, pagesat dhe arkivin. Dhe meqë gjithçka kushton para, administrata është gjithashtu përgjegjëse për buxhetin.
Për më tepër, administrata është në kontakt të ngushtë me misionet e tjera të BE-së dhe ambasadat në Tiranë, si dhe me autoritetet zyrtare të Shqipërisë, kryesisht për të qenë gjithmonë të aktualizuar me zhvillimet e rëndësishme në fusha të ndryshme të punës në vendin pritës dhe kësisoj duke informuar dhe këshilluar kolegët në mënyrë sa më optimale.

Sektori konsullor

Veprimtaria në sektorin juridik dhe konsullor përfshin një spektër të gjerë. Veç ndihmës zyrtare për autoritetet dhe gjykatat ky sektor shërben për vizitorët gjermanë si zyra ku mund:

  • të lëshohen pashaporta dhe vërtetime konsullore,
  • të verifikojë vërtetësinë e çertifikatave shqiptare (legalizime),
  • të konfirmojë vërtetësinë e dokumentit
  • të këshillojë në raste lidhjesh martesore jashtë shtetit, në çështje nënshtetësie, pensioni, doganash dhe tatimesh.

Aktualisht në Ambasadën Gjermane në Tiranë nuk mundësohet vërtetimi i dokumentave. Megjithatë u lutemi kërkuesve të kontaktojnë  sektorin konsullor pranë Ambasadës për të verifikuar të dhënat e përgjithshme. Në të tilla raste vërtetimi i dokumentave mund të kryhet në një nga përfaqësitë gjermane që ndodhet në vendet fqinje.

Ambasada disponon edhe një listë për masat paraprake në rast krizash për shtetasit gjermanë, që jetojnë në vend. Jashtë shtetit regjistrimi nuk është i detyruar. Regjistrimi në këtë listë është i lirë, por rekomandohet si i nevojshëm.

Përveç kësaj Ambasada ndihmon në raste nevoje nga më të ndryshmet, duke nisur nga dokumentat zëvendësuese të identifikimit,  shoqërimi dhe transporti në vend i personave të sëmurë, ndihmesë në transportin e personave të vdekur deri në shoqërimin e të denuarve.

Për rastet urgjente jashtë kohës normale të shërbimit është vënë në dispozicion një numër celulari Tel: 00355-68–20 29 109, që mundëson kontaktin me shërbimin e gatishmërisë.

Zyra e vizave

Shtetasit shqiptarë për të hyrë në hapësirën Schengen nuk kanë nevojë për vizë. Informacione më të hollësishme gjeni në linket e mëposhtme.

Rregullat për vizë

Shtabi Atasheut te mbrojtjes

Atasheu i Mbrojtjes  është i përgjegjshëm për çështjet politike-ushtarake, ushtarake, për teknikën dhe ekonominë ushtarake të Ambasadës gjermane. Ai përbën pikën lidhëse midis Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Detyra të tjera të Shtabit të Atasheut Ushtarak janë: shkëmbimi i informacionit, përgatitja e vizitave në nivel ushtarak si dhe shkëmbimi i pjesëmarrësve në seminare të Bundeswehrit, vizita të anijeve të Marinës Federale dhe përkujdesja për fluturimet dhe uljet e Forcave Federale Ajrore.

Atashe i Mbrojtjes është Nënkoloneli Hans-Peter Wamsler.

Më shumë mbi Bundeswehr