Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Caktimi i takimit me qëllim aplikimin per vizë

aufgeklappter Tischkalender mit Kugelschreiber

Terminbuchung, © colourbox.de

07.05.2018 -

Këtu ju mund të regjistroheni në sistemin e lënies së takimeve të ambasadës për të aplikuar për vizë. Prenotimi më i afërt i një takimi është 12 javë para aplikimit.

Në çështje vizash Ambasada nuk bashkëpunon as me agjencie udhëtimi, kancelari avokatie apo një operator tjetër komercial, dhe nuk u ofron atyre asnjë privilegj.
Rezervimi kryhet përmes VETË aplikuesit. Caktimi i takimit të aplikimit është PA KOSTO. Aplikantët pa një takim do të refuzohen. Për secilin aplikant duhet të rezervohet një takim më vete, përfshirë edhe fëmijët e mitur, për të cilët bëhet një kërkesë për bashkim familjar.
Të gjitha informacionet e nevojshme dhe formularin e aplikimit e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës, gjithashtu PA KOSTO.

Ju lutem mbani parasysh:

Nëse në ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk përputhet me numrin e dhënë në sistemin e rezervimit të takimeve, ju nuk do të pranoheni në seksionin e vizave dhe do duhet të rezervoni një takim tjetër.

Paraqitja pa një takim të konfirmuar si dhe aplikimet me mungesë dokumentacioni NUK do të pranohen. Në këto raste, aplikantët nuk do të pranohen në seksionin e vizave.
Nëse ju nuk mund të paraqiteni në një takim, ju lutemi ta anuloni atë në kohë në mënyrë që ti vihet në dispozicion aplikuesve të tjerë.

Punonjësit e Ambasadës nuk mund të rezervojnë takime për ju, ndaj lutemi të mos bëhen kërkesa të kësaj natyre.

Shtetasit shqiptarë duhet të regjistrohen në listë e cila është e ndarë në kategoritë e mëposhtme:

- Bashkim familjar
- Kartë blu
- Punësim § 26 II
- Au-Pair
- Kërkim të vendit të punës (Diplomë Universitare, shih fletën e informacionit)
- Formim profesional
- Punësimi si staf infermieror
- Student
- Bursant
- Kurs gjuhe
- Nxënës
- Shkencëtarë
- Vit social vullnetar

Pas regjistrimit në listën e takimeve, do të merrni brenda 30 minutash një E-mail të parë me një numër reference dhe detaje të mëtejshme mbi procedurën.

Disa javë pas regjistrimit, një e-mail i dytë do ju informojë mbi datën e saktë të aplikimit për vizë. Për shkak të kërkesave të shumta, në kategori të caktuara mund të ketë pritje disamujore. Kjo prek veçanërisht vizat e punës.
Ju lutemi të shmangni kërkesat për stadin e aplikimit. Në momentin që keni marrë një numër reference, Ju jeni të listuar në sistemin tonë. Ambasada përpiqet t'ju sigurojë datën më të afërt të mundshme. Kërkesat nuk e përshpejtojnë këtë proces.

Ju lutemi të lexoni me kujdes informacionet në udhëzuesin e regjistrimit! Jeni të lutur të sillni të printuar konfirmimin e takimit së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme (përfshirë kopjet) ditën e paraqitjes suaj në Ambasadë. Ju mund të anuloni vetë takimet dhe t’i rezervoni rishtas ato, deri maksimalisht 24 orë përpara takimit. Takimet e rezervuara nuk mund të anulohen ditën e intervistës.

Në link-et e mëposhtme shtetas jo shqiptarë mund të regjistrohen në mënyrë të pavarur në sistemin e caktimit të takimeve:

Viza për qëndrime afatshkurtra (më pak se 90 ditë). Jo për shtetas shqiptarë!

Pas rezervimit tuaj në sistem ju do të merrni automatikisht një konfirmim të takimit përmes postës elektronike (E-mail).

Për t'u regjistruar për një aplikim për vizë kombëtare ju lutemi klikoni në këtë link:

Në versionin gjermanisht: Terminvergabesystem — Deutsche Botschaft Tirana
Në versionin shqip: Sistemi i caktimit të datës së aplikimit - Ambasada Gjermane në Tiranë