Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikimi për dëshmi penaliteti

Certificado de registo criminal com dados escurecidos

Certificado de registo criminal, © Auswärtiges Amt

01.11.2023 -

Të përgjithshme

Dëshmia e penalitetit është një dokument që vërteton, nëse personi i referuar ka qenë më parë i dënuar apo jo. Çdo personi, që ka mbushur 14 vjeç dhe ka bërë kërkesën përkatëse, mund t’i lëshohet në përputhje me § 30 BZRG një dëshmi me të dhënat e depozituara mbi personin e tij në regjistër (dëshmi penaliteti). Nëse personi i referuar ka një përfaqësues ligjor (p.sh. në rastin e minorenëve), atëherë të drejtën për të bërë kërkesën e ka edhe personi përfaqësues.

Personat, që jetojnë jashtë vendit, mund t’ia drejtojnë kërkesën për lëshimin e një dëshmie penaliteti Zyrës Federale të Drejtësisë (BfJ). Nëse dispononi një dokument të ri identifikimi elektronik apo një leje-qëndrimi të re elektronike, kërkesën për lëshimin e dëshmisë së penalitetit mund ta bëni edhe online. Informacione të mëtejshme mund të gjeni këtu. Përndryshe kërkesa mund të dorëzohet personalisht apo përmes postës pranë Zyrës Federale të Drejtësisë.

Lutemi mbani në konsideratë që Ambasada merr përsipër vetëm vërtetimin e të dhënave dhe të nënshkrimit tuaj të hedhur në kërkesë.

Ambasada nuk mund t’ju japë informacione mbi formën e dëshmisë së penalitetit (psh. me vulë apostile, e përkthyer etj) që ju kërkohet. Kontaktoni me institucionet përkatëse që jua kanë kërkuar këtë dokument dhe interesohuni se në cilën formë duhet të jetë, para se të aplikoni për dëshmi penaliteti tek Ministria e Drejtësisë në Gjermani.

Ambasada nuk mund tju ndihmoj në pajisjen me vulë apostile apo përkthimin e dokumentave.

Vërtetimi përmes Ambasadës

Nëse vendosni që kërkesën ta bëni përmes postës, të dhënat personale dhe nënshkrimi do të duhej të konfirmoheshin më parë në rrugë zyrtare. Ky vërtetim zyrtar mund të lëshohet përmes një përfaqësie diplomatike apo konsullore, pra edhe përmes Ambasadës Gjermane në Tiranë, në formën e një vërtetimi.

Jeni të lutur që kur të paraqiteni të dorëzoni sa më poshtë:

  • Formularin e aplikimit të plotësuar por ende të panënshkruar. Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e plota personale (në mënyrë të veçantë mbiemrin aktual si dhe mbiemrin e lindjes – nëse është i ndryshëm). Lutemi të plotësoni formularin në mënyrë të lexueshme, pasi në të kundërt mund të ketë vonesa në përpunimin e kërkesës.
  • Ne rekomandojmë dhënien e adresës suaj të email-it në formularin e aplikimit pasi kjo lehtëson komunikimin e mëpasshëm.
  • Sapo të keni marrë vulën apostille, jepni ju lutem edhe një adresë në Gjermani. Dëshmia e penalitetit mund të dërgohet vetëm në një adresë postare në Gjermani. Ambasada nuk mund të vendosë një vulë apostile dhe nuk mund të ndihmojë në marrjen e një të tille.
  • Një dokument aktual udhëtimi apo identifikimi
  • Tarifa e vërtetimit zyrtar. Për këtë shërbim paguhet një tarifë fikse e pagueshme në LEK dhe e përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e aplikimit në vlerën e 30,07 €. Orari zyrtar i Amabsadës për lëshimin e këtij vërtetimi gjendet këtu. Lutemi të mbani në konsideratë që për lëshimin e dëshmisë së penalitetit dhe eventualisht të apostiles do të ketë kosto shtesë, që do të duhet të mblidhen nga autoritetet gjermane dhe të paguhen pranë këtyre autoriteteve.

Ju lutem kërkesën drejtojeni në adresën
Bundesamt für Justiz
Referat IV 2
53094 Bonn

Të aplikosh për një dëshmi penaliteti shqiptare

Nëse ju nevojitet një vërtetim rreth gjendjes suaj gjyqësore në Shqipëri, jeni të lutur t’u drejtoheni autoriteteve përgjegjëse shqiptare.

Nisur nga informacione të Ambasadës, për të cilat nuk merret përsipër garanci, lëshimi i një dëshmie të tillë (me nënshkrim, vulë dhe apostile) në Shqipëri mund të aplikohet pranë zyrave lokale postare. Një dëshmi elektronike penaliteti mund të aplikohet direkt pranë e-Albania. Kohëzgjatja e përpunimit të kërkesës shkon 7 deri 14 ditë. Informacionet përkatëse mund t’i gjeni në: https://e-albania.al

Jeni të lutur të informoheni pranë zyrës, që kërkon dëshminë e penalitetit, se në ç’formë duhet paraqitur ajo.