Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë me qëllim kualifikimi ose praktike
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | 2 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Fotografi pashaporte | 3 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
4. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni këtu. Deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). 2 copë |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me 2 fotokopje, në momentin e aplikimit | ||
5. | Pashaporta e udhëtimit | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. |
6. | Kontratë e nënshkruar kualifikimi ose praktike | Kontrata e kualifikimit ose e praktikës në origjinal, duhet të përmbajë të dhëna të sakta si më poshtë:
Nëse prej kontratës nuk rezulton përmbajtja e kualifikimit / praktikës së synuar, duhet të paraqitet një plan më vete i kualifikimit/praktikës. |
7. | Dëshmi kualifikimi | P.sh. diploma, certifikata, dëshmi mbi njohjen e diplomave/institucioneve në Gjermani. Udhëzim: Certifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht. |
8. | Jetëshkrimi (CV-nëse kërkohet) | Jetëshkrimi i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe eventualisht veprimtarinë profesionale të deritanishme |
9. | Dëshmi e gjuhës gjermane | Dëshmi të gjuhës gjermane, në formë certifikate nga një institucion i njohur, për përvetësimin e suksesshëm të njohurive të gjuhës gjermane minimalisht në nivelin B1 , ose një vërtetim nga institucioni ku do të zhvillohet kualifikimi/ praktika që njohuritë e gjuhës janë të mjaftueshme (përveç profesioneve në sektorin mjekësor për të cilat kërkohet niveli i gjuhes B1 (shikoni fletën informuese) |
10. | Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
11. | Eventualisht dëshmi për financa të mjaftueshme për jetesën | Nëse paga gjatë kualifikimit / praktikës nuk arrin vlerën e 939,-- eurove në muaj, atëherë është e nevojshme paraqitja e një dëshmie për pjesën e munguar të financimit, si p.sh. në formën e një deklarate garancie ose dëshmia e hapjes së një llogarie bankare të bllokuar. Lidhur me këto të fundit dhe mundësi të tjera financimi lutemi të njiheni me informacionet në faqen e internetit të Ambasadës: www.tirana.diplo.de. |
Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve paraprake përgjigja mund të zgjasë deri në tre muaj. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për mirëkuptimin tuaj që brenda 12 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.