Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rregullat për vizë

Visa

Visa, © colourbox

01.12.2017 -

Ne duam t’Jua lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur udhëtimin Tuaj për në Gjermani – këtu do të gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme rreth aplikimit për lëshimin e vizës si dhe mund të shkarkoni nga kompjuteri formularin e aplikimit si dokument pdf.

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë

Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Formularët e aplikimin për vizë

Këtu mund të gjeni formularët e aplikimit për vizë kombëtare mbi 90 ditë (për shtetasit shqiptarë) dhe vizë Shengen për qëndrime afatshkurtra në Gjermani apo në hapësirën Shengen (jo për shtetas shqiptarë).

Fletë informacioni

Këtu Ju do të gjeni fletëpalosje me informacione të ndryshme të ambasadës për procesin e pajisjes me vizë.

Tarifa e vizës

Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.