Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Hapja e një llogarie bankare të bllokuar në Gjermani për studentët para udhëtimit

17.05.2023 -

Me një llogari bankare të bllokuar ju mund të vërtetoni mjete të mjaftueshme financiare në procesin e aplikimit për vizë.

eingefrorenes Geld
Euromünzen© colourbox.de

Jeni ju, që mund të përcaktoni, se ku dëshironi ta hapni llogarinë bankare të bllokuar. E rëndësishme është, që të përmbushen kushtet e mëposhtme:

  • Llogaria bankare e bllokuar duhet të ketë fonde të mjaftueshme për të mbuluar kostot e shpenzimeve për kohëqëndrimin e planifikuar, nëse gjatë procedurës së aplikimit për vizë nuk paraqiten dëshmi të tjera financimi. Në këtë kontekst vlejnë disa rregulla të caktuar (për studentët shuma  vjetore e supozuar, e cila duhet të jetë depozituar në llogarinë bankare të bllokuar  përara se të aplikohet për vizë, është aktualisht 11.208 euro).
  • Llogaria lejon tërheqjen e vetëm një shumë të caktuar mujore (për studentët aktualisht 934 euro).
  • Shfrytëzimi i llogarisë bankare të bllokuar mund të bëhet vetëm me miratimin e subjektit bllokues, i cili është ose përfaqësia diplomatike jashtë vendit ose - pas mbërritjes në vend - zyra përkatëse e të huajve. Shenjimi i llogarisë bankare me bllokim garanton, që një sasi e mjaftueshme financash të jetë gjithnjë e disponueshme për sigurimin  e shpenzimeve të jetesës. Ai nuk i jep të drejtë subjektit bllokues të ketë akses në llogarinë bankare të bllokuar.

Në shumë vende ka ofertues të ndryshëm të çeljes së një llogarie bankare të bllokuar. Përfaqësia diplomatike  gjermane në atë vend disponon informacionet e nevojshme. Krahas kësaj edhe në Gjermani  ka banka, që ofrojnë çeljen e llogarive bankare të bllokuara  enkas për studentë apo nxënës e kursantë gjuhe, të vlefshme për insitucionet arsimore pranë qendrave të tyre.