Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Përpara se të kapni telefonin ...

Mundësitë e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke punuar në sportel.

Pra, përpara se të kapni telefonin, verifikoni ju lutem, nëse pyetja juaj mund të gjejë përgjigje përmes informacioneve në faqen tonë të internetit. Shpesh ndodh që pas kësaj biseda telefonike të mos jetë e më nevojshme.

Por nëse pyetjet tuaja nuk janë sqaruar plotësisht na e përcillni çështjen tuaj më mirë me email përmes formularit të kontaktit në këtë faqe interneti. Ne përpiqemi që të gjitha email-et të marrin përgjigje brenda dy ditësh pune.

Lutemi, mbani në konsideratë: pyetje të tilla sikurse janë ato për orarin e punës së Ambasadës apo për adresën e saj bllokojnë linjat për raste dhe çështje vërtet urgjente.

Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet për oraret e aplikimeve dhe rreth stadit të tyre. Në momentin më të parë që në rastin tuaj do të ketë diçka të re, ju do të njoftoheni automatikisht me shkrim, përmes email-it. Ndaj në momentin e mbushjes së formularëve të aplikimit bëni kujdes në dhënien e saktë të adresës tuaj të email-it. Ambasada nuk merr përsipër korrigjimin e të dhënave të regjistruara prej jush.

Shumë faleminderit për mirëkuptimin tuaj!