Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Mirëmbajtja e afreskeve në Voskopojë
Gjatë shekullit të 18-të Voskopoja si qëndër rajonale kishte një rëndësi tepër të madhe ekonomike, fetare dhe kulturore për të gjithë Ballkanin. Për ndërtesat dëshmitare të epokës, si pasojë e mundësive teknike dhe financjare jo te disponueshme nga pala shqipëtare, paraqitet rreziku i humbjes së kësaj trashëgimie kulturore kaq të rëndësishme.
Projekti ka si qëllim, përvec restaurimit të ndërtesave dhe të afreskeve, mbledhjen e të dhënave mbi mjedisin, zhvillimin e planit për shfrytëzimin e terrenit, hartimin e kuadrit ligjor për administrimin e vendit, ndërgjegjësimin kulturor të banorëve dhe ndërtimin e një muzeu për zbulimet arkeologjike.
Për krijimin e gjithë kësaj, bashkëpunojnë shkencëtarë europianë nga vende të ndryshme nën drejtimin e Organizates shumë të njohur franceze „Patrimoine sans frontières“ (Trashëgimi pa kufi).
Ambasada merr pjesë në këtë projekt duke financuar një pjesë të shpenzimeve në shumën 22.000 euro. Kjo shumë iu vu në dispozicion departamentit të Arkeologjisë Kristiane dhe Historisë së Artit Bizantin pranë Univeristetit Philipps në Marburg, dhe shkon në të mirë të studimeve bibliografike, dokumentimit te ikonografisë si dhe këshillimit për restaurimin e afreskeve.