Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Shpëtimi i ikonave në Korcë

24.05.2018 -

Në ekspozitën më të madhe mbi Shqipërinë, të organizuar nga Instituti Etnografik në vitin 2001 në Mynih, u ekspozuan nje seri ikonash mesjetare dhe lindi idea të ndërmerrej dicka në lidhje me mirëmbajtjen e këtyre ikonave si edhe të tjerave. Rol vendimtar në marrjen e kësaj iniciative luajti Prof. Dr. Walter Raunig, Ish-Drejtor i Institutit për Etnografi i cili,  kontaktoi Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Muzeun Kombëtar në Korcë duke u parashtruar propozimet e tij.

Në Muzeun Kombëtar gjënden më shumë se 6000 ikona me vlerë të papërshkrueshme. Si pasojë e numrit të madh dhe kostove, plani fillestar për të trajtuar ikonat nga një grup ekspertësh nuk u pranua. Pas vizitës së një grupi specialistësh në Korcë u miratua idea të dërgohej një impiant i cili, do të mundësonte shpëtimin e thesarit artistik-kulturor në rrezik me anë të trajtimit me azot.

Tashmë projekti është përfunduar dhe impianti punon pa probleme. Për këtë masë, Ministria e Jashtme vuri në dispozicion gjithësej një shumë prej 40.000 eurosh.