Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Programi për Ruajtjen e Vlerave Kulturore
Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale angazhohet në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.

Me anë të Programit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Ministria e Jashtme Federale mbështet mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Në kuadër të këtij programi nga viti 1981 deri në vitin 2015 u mbështetën gjithësej mbi 2.700 projekte në 144 vende të botës me rreth 65 mil. euro. Qëllimi i programit është forcimi i identitetit kombëtar dhe nxitja e dialogut kulturor.
Projekte për Ruajtjen e Vlerave Kulturore në Shqipëri
Qeveria Federale ka kontribuar edhe në Shqipëri me anë të programit për Ruajtjen e Vlerave Kulturore. Prej vitit 1989 janë financuar më shumë se 20 projekte, sikure janë restaurimi i Kishës së Shën Antonit në Kepin e Rodonit, restaurimi i mozaikut paleokristian në Parkun Antigonea dhe mbrojtja e ikonave në Korçë.