Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Përforcimi i kështjellës së Skënderbeut dhe restaurimi i kishës se Shën Antonit në Kepin e Rodonit

24.05.2018 -
St. Antonius Kirche am Kap Rodon
St. Antonius Kirche am Kap Rodon© Deutsche Botschaft Tirana

Në një gadishull midis Durrësit dhe Lezhës, i cili njihet që prej Mesjetës si „Kepi i Rodonit“ gjënden rënojat e kështjellës së Gjergj Katriot Skënderbeut si dhe kisha e Shën Antonit e ndërtuar kjo në shekullin e 12-të.

Të dyja ndërtesat ishin tepër të rënuara, muret kryesore të kështjellës që bien mbi det rrezikonin të rrëshqisnin mbi ujë. Ministria Shqiptare e Kulturës dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve iu drejtuan Ambasadës Gjermane me një kërkesë për mbështetje në mirëmbajtjen e këtyre vendeve me rëndësi hisorike dhe kulturore, e cila më pas në kuadër të Programit për Ruajtjen e Vlerave Kulturore, miratoi ndihmen financiare. Si fillim u sigurua shuma prej 100.000 DM për zbulimin dhe restaurimin e kishës së Shën Antonit.

Kisha ekzistuese që prej epokës paliokristiane, e kthyer më vonë në një kishë të stilit romako-gotik, do te rindërtohej edhe një herë sipas stilit të fazës përfundimtare të ndërtimeve të shekullit të 15-të.

Punimet voluminoze u mbyllën në vitin 2001. Që prej atij viti, kisha u ofron pelegrinëve të shumtë, të cilët e vizitojnë sidomos në ditën e Shën Antonit më 13 qershor, përsëri një strehë të sigurt.

Gjthashtu në vitin 2001 një projekt tjetër në shumën 16.000 DM iu dedikua kështjellës se Skënderbuet, e cila rrezikohej nga shëmbja. Qëllimi i projektit ishte të evitohej fundosja duke përforcuar muret prej guri. Në të njëjtën kohë u zbuluan dhe u restauruan pjesë të rrethinës.

Kisha dhe kështjella mund të vizitohen. Ato gjënden pranë njëra tjetrës në afërsi të bregut adriatik por rruga tokësore është shumë e keqe.