Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Arsimi i Mesëm dhe i Lartë në Shqipëri

Gjendja e sektorit arsimor në Shqipëri mbetet e vështirë edhe pas përpjekjeve për një reformim të gjerë dhe të qëndrueshëm.

Godinat e shkollave publike dhe universiteteve vozhdojnë të ndodhen në një gjendje kritike. Programet mësimore të tejkaluara nga koha ndodhen në përpunim, megjithatë akoma nuk mund të thuhet nëse me ndihmën e programeve të reja do të përcillen më mirë tek nxënësit dhe studentët njohuritë që nevoiten në një shoqëri moderne. Disa reforma të ndërmarra nga qeveria Shqiptare e cila qeveris që prej shtatorit 2005 kanë filluar të japin rezultatet e tyre: Me anë të futjes së „Maturës Shtetërore“ dhe të heqjes së provimeve të pranimit në shkollën e lartë u arrit një ulje e ndjeshme e mundësive për korrupsion. Një rritje e vazhdueshme e rrogave të mësuesve do të kontribuojë në sigurimin e cilësisë në shkolla dhe zbutjen e rrjedhjes së mësuesve (në sektorin privat ose në shkolla private të cilat ofrojnë një pagesë më të kënaqshme). Njëkohësisht janë marrë masa për të ripërtërirë dhe forcuar sektorin e arsimit profesional.

Das Gymnasium Sami Frasheri erhält Partnerschul-Plakette
Das Gymnasium Sami Frasheri erhält Partnerschul-Plakette© Deutsche Botschaft

Gjermania po ndihmon në krijimin e një seksioni dygjuhësh gjermanisht-shqip në gjimnazin „Sami Frashëri“. Këtu do të studjohen përveç gjuhës gjermane edhe lëndët Matematikë dhe Gjeografi në gjermanisht. Më pas do të shtohet Fizika dhe Kimia. Personat e kontaktit për këtë projekt nga ana gjermane janë i ngarkuari me punë i Zyrës Qëndrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA) dhe drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë.

Gjermania nxit shkëmbimin shkencor ndërmjet dy vendeve tona. Tre universitetet e Tiranës mbajnë kontak të rregullt me universitetet Gjermane në Bamberg, Bonn, Jena, Potsdam dhe Siegen nga ku ka pasur shkëmbime të dyanshme të studentëve dhe shkencëtarëve. Studentët dhe shkencëtarët shqiptarë marrin pjesë rregullisht në programe shkëmbimi të DAAD-it dhe të Fondacionit Alexander-von-Humboldt.

Institucione gjermane të kulturës dhe arsimit në Shqipëri

Pedagoge Dr. Jeanette Rieger-Cowdry

Fakulteti i Gjuhёve tё Huaja, Universiteti i Tiranёs
Rruga e Elbasanit, Tiranё
E-mail: rieger-cowdry@daad-al.org

Znj. Alba Cani (Asistente)
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Kati 1
Rruga e Elbasanit, Tirane
E-mail: cani@daad-al.org

FB-Seite: https://www.facebook.com/DAAD.Albania/

Partnere e Institutit Goethe

Drejtuese: znj. Alketa Kuka
Adresa:  Rruga Skënderbej, Nr. 1
1001 Tirane
Tel.: +355 4 22 45 510
Cel.: +355 69 20 75 751
E-mail: info@goethe.al
Web-Seite: www.goethe.al
Facebook: Goethe-Zentrum Tirana

Orari zyrtar:
E Hёnë: 14:00 – 20:00
E Martë deri të Premten: 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00

z. Herbert Mühlfeit

Ekspert i gjuhës gjermane DFU dhe Shef i departamentit të gjuhës gjermane në gjimnazin "Sami Frashëri"
Adresë kontakti: Ambasada Gjermane, Rruga Skenderbej, Nr.8, Tiranë
Mob: 00355-69-293 4295
E-mail:  tirana@auslandsschulwesen.de / h_muehlfeit@hotmail.com
Web-Seite: www.spezi-al.de
Web-Seite: www.auslandsschulwesen.de