Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Programi për Ruajtjen e Pasurisë Kulturore

Kriteret e financimit të projekteve në kuadër të Programit të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme për Ruajtjen e Pasurisë Kulturore.

(Stadi: Prill 2017)

1. Objekti i financimit

Në kuadër të Programit për Ruajtjen e Pasurisë Kulturore financohen projekte që synojnë:

  • ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendeve në zhvillim
  • ruajtjen e trashëgimisë kulturore gjermane jashtë vendit, përjashtuar këtu zonat historike të ngu-limeve gjermane.

Shembuj:

  • restaurimi i ndërtimeve historike profane dhe fetare
  • restaurimi i objekteve historike
  • rastaurimi i dorëshkrimeve
  • mbështetja dhe pajisja teknike e muzeumeve dhe arkivave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
  • dokumentimi i trashëgimisë kulturore të rrezikuar
  • filma rreth trashëgimisë kulturore
  • dokumentimi i trashëgimisë gojore në letërsi dhe muzikë
  • publikime për prezantimin e trashëgimisë kulturore
  • arsimimi dhe kualifikimi i restauratorëve, arkivistëve dhe arkeologëve
  • ekspozita dhe forume rreth trashëgimisë kulturore
  • donacione (në raste të veçanta)

Nuk përfitohet financim në rastin e

  • gërmimeve
  • projekte vetëm për kërkime shkencore

2. Kushtet bazë për financim

2.1. Subsidiariteti /garantimi i të gjithë financimit

Financimet nga Programi i Ruajtjes së Pasurisë Kulturore duhet të jenë aplikime të rangut të dy-të. Krahas financave vetjake duhen shfrytëzuar fillimisht të gjitha mundësitë e tjera të financimit perms të tretëve (p.sh. sponsor). I gjithë financimi duhet të jetë i siguruar.

2.2. Mbështetje për projektin

Mund të mbështeten vetëm projekte dhe jo institucione.

2.3. Projekte dypalëshe

Do të mbështeten ato projekte, në kuadër të të cilave mendohet të bashkëpunojnë partnerë nga Gjermania dhe nga vendi mik, por jo partnerë prej vendesh të treta.

2.4. Asnjë financim i dyfishtë

Projekti për Ruajtjen e Pasurisë Kulurore nuk duhet të ketë mbivendosje me projekte të Bashkëpunimit Gjerman Teknik apo Financiar.

2.5. Projekte të kufizuara

Mbështetje financiare përftojnë projektet e vogla dhe të rrokshme si për nga përmbajtja ashtu edhe nga afatet kohore. Buxheti relativisht i vogël i Programit për Ruajtjen e Pasurisë Kulturore duhet aktivizuar në të gjithë botën dhe jo të përqendrohet vetëm në disa vende. Projektet duhet të përmbyllen mundësisht brenda një viti kalendarik. Projektet e pjesshme duhet të vlejnë si më vete dhe të jenë të prezantueshme si kontribut gjerman.

2.6. Miratimi i vendit pritës

Duhet të ekzistojë paraprakisht miratimi i vendit pritës për realizimin e projektit. Kjo vlen në mënyrë të veçantë, nëse aplikantë gjermanë kërkojnë të angazhohen në vendin pritës.

2.7. Kontribute vetjake

Në parim duhet të realizohen kontribute vetjake edhe në formë kontributesh konkrete apo shërbimesh të caktuara.

3. Aplikimi

Mund të aplikojnë instanca zyrtare shtetërore, organizata joqeveritare dhe individë në vendin pritës dhe Gjermani.

Aplikimi së bashku me përshkrimin e projektit dhe një plan financimi të detajuar mund të dorëzo-het në çdo kohë, gjithsesi jo më vonë se

data 31 maj i një viti kalendarik me vlerë për vitin vijues.

Dorëzimi bëhet pranë përfaqësisë diplomatike përkatëse (ambasadë ose konsullatë e përgjith-shme).

Rekomandohet të aplikohet herët, në mënyrë që në rast mungese të dokumentacionit, kjo mung-esë të mund të plotësohet brenda afatit.

Përfaqësia e huaj ia paraqet aplikimin e verifikuar Minsitrisë së Jashtme për të marrë vendim brenda kuadrit të një procedure të brendshme përzgjedhjeje.

Në varësi të miratimit të Buxhetit Federal, miratimi i projektit pritet të jepet rreth muajit gusht. Projekte të nisura apo të përfudnuara nuk mund të përftojnë mbështetje financiare.

Informacione të mëtejshme gjeni në internet në adresën www.diplo.de/kulturerhalt