Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacion mbi Bashkëpunimin për Zhvillim në Shqipëri

German Cooperation Logo

German Cooperation Logo, © German Embassy

Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës. Popullsia në zonat rurale, gratë, të rinjtë dhe pjesëtarë të minoriteteve janë të prekur veçanërisht nga varfëria. Një pjesë e madhe e popullsisë largohet jashtë shtetit. Për këtë arsye, qëllimi kryesor i bashkëpunimit gjerman për zhvillim është përmirësimi në vend i kushteve të jetesës së njerëzve. Përafrimi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE-së është një instrument efektiv.

Ky orientim kontribuon jo vetëm për objektivat zhvillimore të qeverisë shqiptare, por edhe për prioritetet e politikave të zhvillimit të qeverisë federale: për të arritur objektivat e Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, për të siguruar zbatimin e Traktatit të Parisit mbi Klimën Botërore dhe për të reduktuar shkaqet e migrimit.

Punësimi që gjeneron të ardhura, rritja ekonomike me ndikim të gjerë, furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji si dhe ngritja e infrastrukturës bazë të furnizimit janë prioritete të qeverisë shqiptare. Prandaj bashkëpunimi gjerman për zhvillim do të përqendrohet edhe në të ardhmen në këto tre prioritete, zhvillim ekonomik i qëndrueshëm, energjia dhe furnizimi me ujë/kanalizimet/mbetjet. Gjithashtu ne jemi aktiv në fushat e mbrojtjes së biodiversitetit si dhe të mbrojtjes së mjedisit e klimës, këshillojmë mbi mundësitë legale të migracionit drejt Gjermanisë dhe mbështesim të kthyerit për t’u integruar.

Kontributet gjermane që nga viti 1988 arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë. Të një rëndësie të veçantë janë këtu përdorimi efektiv dhe efikas i fondeve si dhe lufta kundër korrupsionit në të gjithë sektorët.

Përmbajtje të tjera