Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Furnizim i besueshëm me energji

400kv Line Construction site

Elektrotechniker bei Installationsarbeiten auf einem Hochspannungsmast, im Oktober 2009, Albanien, © photothek.net

Bashkëpunimi gjerman për zhvillim mbështet gjithashtu qeverinë shqiptare edhe për sigurimin e një furnizimi të sigurt nga energjia e rinovueshme, që mbulon kostot dhe që është miqësor ndaj mjedisit dhe klimës si dhe për përmirësimin e eficiencës energjitike.

Thënë shkurt: Ne dëshirojmë të furnizojmë me energji elektrike familjet dhe ndërmarrjet kundrejt çmimeve të besueshme dhe të përballueshme.

Për këtë qëllim ne kontribuojmë përmes:

  •  Zgjerimit dhe modernizimit të rrjeteve të shpërndarjes dhe transmetimit, d.m.th. më pak ndërprerje të enegjisë dhe një tension i qëndrueshëm;
  •  Lidhjes me sistemet e integruara rajonale përmes ndërtimit të linjave të transmetimit, nënstacioneve dhe centraleve elektrike;
  •  Rritjes së eficiencës së energjisë me anë të rehabilitimit të hidrocentraleve më të mëdhenj si dhe me anë të rinovimit të godinave sipas parimeve të eficiencës së energjisë.
  •  Këshillimit në politika, duke i përputhur ato me qëllimet e komunitetit energjitik evropian dhe duke përfshirë në mënyrë të veçantë aspektet e mjedisit dhe të klimës.