Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ujë i pastër

Krug mit Wasser

Krug mit Wasser, © colourbox

Bashkëpunimi gjerman për zhvillim mbështet qeverinë shqiptare gjithashtu për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe higjenikisht të pastër me ujë të pijshëm si dhe për një menaxhim ekologjik dhe higjenikisht të sigurt të ujrave të ndotura dhe mbetjeve.

Ne kemi si qëllim të zvogëlojmë rreziqet për shëndetin, ndotjen e klimës dhe mjedisit si dhe të përdorim më mirë resurset. Këtë duam ta arrijmë përmes një furnizimi të qëndrueshëm me ujë si dhe eliminimit apo riciklimit të ujrave të ndotura dhe mbetjeve.

Për këtë qëllim ne kontribuojmë përmes:

  •  Investimeve në rehabilitimin apo në ndërtimin nga e para të sistemeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve, në eliminimin apo menaxhmin më të mirë të mbetjeve. Nëse është e mundur duke përdorur teknologji veçanërisht miqësore ndaj klimës dhe mjedisit dhe duke përfshirë shtresat shoqërore të margjinalizuara që veprojnë në këtë sektor në mënyrë informale.
  •  Këshillimit dhe ngritjes së kapaciteteve në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal (p.sh. në Këshillin e Entit Rregullator të Ujit dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve; në Ministrinë e Mjedisit, ndërmarrjet e menaxhimit të mbetjeve dhe administratën lokale).