Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Më shumë punë dhe arsim profesional

Modellprojekt berufliche Orientierung.

Im NRW-Modellprojekt 'Bildung auf R�dern' zur beruflichen Orientierung und zur Vermeidung von Schulm�digkeit f�hrt ein Ausbildungsmobil in Zusammenarbeit mit dem TUEV Rheinland Schulen in der Region Bonn / Rhein-Sieg an und bringt den Sch�lern Ausbildungslehrg�nge nahe. Hier: Das Trainingsmobil ' Heavy Metal ' an einer Bonner Hauptschule. Meister und Ausbilder des TUEV f�hren die Hauptschu�er in die Grundlagen von metallbearbeitenden und metallverarbeitenden Berufen ein. Bonn, Nordrhein-Westfalen, Deutschland, 07.04.2006, © picture alliance / JOKER

Bashkëpunimi gjerman për zhvillim mbështet qeverinë shqiptare gjithashtu për përgatitjen e ekonomisë shqiptare drejt integrimit në tregun evropian dhe krijimin e mundësive për të siguruar të ardhura dhe punësim.

Ne i kemi vënë qëllim vetes që të hapim më shumë vende pune, para së gjithash në zonat rurale të Shqipërisë dhe sidomos për gratë, të rinjtë dhe pjesëtarët e minoriteteve.

Për këtë qëllim ne kontribuojmë përmes:

  • Nxitjes së integruar të punësimit që përmirëson si kërkesën për fuqi punëtore, ashtu edhe ofertën e nxënësve të mirëarsimuar që kanë mbaruar shkollat profesionale dhe që adresohet, aq sa është e mundur, te shtresat shoqërore të margjinalizuara. Përmes: Nxitjes së investimeve, masave për mbështetjen e ndërmarrjeve më të vogla, të vogla dhe të mesme (KKMU), arsimit profesional.
  • Zhvillimit të zonave rurale me anë të diversifikimit të mbjelljeve rezistente ndaj klimës, përmirësimit të cilësisë së produkteve, përmirësimit të rrjetit të furnizimit, krijimit të burimeve alternative të të ardhurave (p.sh. turizmi në zonat rurale), si dhe përdorimit më me efikasitet të resurseve.
  • Përputhjes më të mirë të së drejtës ekonomike në Shqipëri me standardet e Bashkimit Evropian duke përfshirë standardet lidhur me mjedisin, aspektin social dhe të drejtat e njeriut.
  • Përmirësimit të qasjes së KKMU-ve në oferta të përshtatshme financiare, p.sh. me anë të mbështetjes së sektorit bankar në dhënien e kredive apo me anë të mbështetjes së mekanizmave të garancisë së kredisë.