Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman?

IPS Logo

IPS Logo, © IPS

Me ndihmën e Bursës Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut (IPS), ju mund të ndiqni nga afër aktivitetet e përditshme të parlamentit gjerman përgjatë pesë muajve.

Keni dashur të takoni një herë personalisht Kancelarin gjerman? Me ndihmën e Bursës Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut (IPS), ju mund të ndiqni nga afër aktivitetet e përditshme të parlamentit gjerman përgjatë pesë muajve. Një përvojë e mrekullueshme - lexoni vetë se çfarë thonë ish-bursantët:

Kristi Vako
Kristi Vako© Kristi Vako
Kristi Vako: „IPS më ka mësuar, se të rinjtë janë një forcë e domosdoshme, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë  si dhe për të ngritur ura komunikimi ndërmjet vendeve të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë program ka qenë një përvojë e paharrueshme dhe shumë e vlefshme, e cila ka ndryshuar plotësisht pikëpamjen time për politikën dhe vendimmarrjen.“



Ledia Lila
Ledia Lila© Ledia Lila
Ledia Lila: „Për mua, programi IPS do të jetë pa dyshim një eksperiencë e paharrueshme. Edhe mua mu dha mundësia të përjetoj nga afër proceset e punës të Bundestagut gjerman. Njohurinë dhe përvojën e fituar në këtë program unë e kam sjellë në vendin tim.“

Për pyetje drejtohuni:

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Bursa Ndёrkombetare Parlamentare
Rruga Skënderbej, Nr. 8
Tiranë

Telefon: +355 (0) 4 2274 505
Telefax: +49 30 1817 67279

Link i faqes së Webit të IPS-së