Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave në faqen e facebook-ut

05.05.2022 - Artikel

Këtu gjeni informacione rreth mbrojtjes së të dhënave, kur vizitoni faqen tonë të facebook-ut.

Administratori i faqes së mbështetësve

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Rruga Skënderbej nr.8
1001 Tiranë
Shqipëri

Kontakt-Botschaft

Të dhënat rreth faqes së mbështetësve

Për shërbimin e informacionit të ofruar këtu Ambasada u referohet shërbimeve të Meta Platforms Ireland ltd., 4 Grand Canal Square Grand Canal Harbour, Dublin 2, Ireland, e cila administron platformën Facebook.

Ambasada sjell në vëmendje, që ju po e përdorni këtë faqe Facebook-u dhe funksionet e saj nën përgjegjësinë tuaj. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për përdorimin e funksioneve interaktive (p.sh. komentet, ndarjet e informacionit, vlerësimin e tyre).

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave pas ndërveprimit me përmbajtje të faqes së mbështetësve në Facebook përmes përdoruesve/eve është neni 6 kreu 1 gërma e) e Rregullores Bazë për Mbrojtjen e të Dhënave (DSGVO) lidhur me §3 të Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave  (BDSG) si dhe në rastin e  miratimit nga ana e përdoruesve/eve neni 6 kreu 1 gërma a) i DSGVO.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave

Administrimi i faqes së facebook-ut të Ambasadës është i nevojshëm për të informuar jashtë vendit rreth Republikës Federale të Gjermanisë. Përpunimi i të dhënave, që lidhet me këtë kontekst gjatë vizitës së kësaj faqeje realizohet për këtë qëllim.

Në këtë rast kemi të bëjmë me përpunim të dhënash për interes publik në kuptimin e nenit 6 kreu 1 gërma e) e DSGVO. Sipas §1 kreu 2 Seksioni i Katërt i Ligjit mbi Shërbimin e Jashtëm (GAD) është pjesë e detyrave të Shërbimit të Jashtëm të informojë jashtë vendit rreth Republikës Federale të Gjermanisë. Shërbimi i Jashtëm përbëhet nga Ministria e Jashtme Federale (Qendra) dhe përfaqësitë jashtë vendit (§2 GAD). Përfaqësitë jashtë vendit informojnë rreth Republikës Federale të Gjermanisë përmes faqes së tyre të Facebook-ut.

Studime statistikore tregojnë, që përdorimi i mediave dhe sjellja informative kanë ndryshuar. Gjithnjë e më shumë njerëz informohen rreth ngjarjeve të përditshme gjithnjë e më pak përmes rrugëve „klasike“ të informimit sikundër janë gazetat ditore apo stacionet televizive. Përkundrazi, për qëllime informimi përdoren  mediat, të cilat veprojnë vetëm apo të paktën pjesërisht në internet, veçanërisht platformat e mediave sociale. Përmes punës së saj me publikun Ambasada synon ndër të tjera që të mbërrijë në sa më shumë grupe popullsie dhe të informojë rreth misionit të saj ligjor. Ministria e Jashtme Federale dhe përfaqësitë e saj të huaja përdorin facebook-un krahas kanaleve të tjera esenciale mediatike. Informacione të mëtejshme rreth ofertës sonë mund të gjeni ndër të tjera në: www.tirana.diplo.de

Përpunimi i të dhënave personale përmes platformës Meta

Gjatë një vizite në këtë faqe Facebook-u Meta përpunon ndër të tjera adresën tuaj IP si dhe informacione të tjera, të cilat gjenden në formën e Cookies në kompjuterin tuaj. Këto informacione përdoren që Ambasadës, si administratore e faqes të facebook-ut, t’i vihen në dispozicion informacione të anonimizuara statistikore rreth shfrytëzimit të faqes së Facebook-ut. Informacione të mëtejshme të kësaj natyre Facebook-u i vë në dispozicion ndër të tjera në linkun: http://de-de.facebook.com/help/pages/insights

Të dhënat e përftuara në këtë kontekst përpunohen nga Meta Platforms Ireland Ltd. Dhe eventualisht përcillen drejt vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Se cilat janë informacionet, që merr Meta, dhe se si këto përpunohen më tej, kjo përshkruhet nga Meta në Rregulloren e saj për Përdorimin e të Dhënave. Atje mund të gjeni edhe informacione rreth mundësive të kontaktimit me Meta-n si dhe për opsionet përcaktuese lidhur me njoftimet promocionale. Rregullat në përdorimin e të dhënave mund t’i gjeni në linkun si vijon: www.facebook.com/privacy/center. Informacionin e plotë rreth politikave të Facebook-ut mbi të dhënat mund ta gjeni këtu: https://www.facebook.com/policy.php 

Gjatë aksesimit të një faqeje facebook-u adresa IP caktuar për aparatin tuaj fundor i përcillet Meta-s. Sipas informacionit të Meta-s adresa IP anonimizohet. Krahas kësaj Meta regjistron informacione mbi aparatet fundorë të përdoruesve të saj (p.sh. në kuadër të funksionit „njoftim regjistrimi“); eventualisht për Meta-n është e mundur edhe të kategorizojë adresat IP të përdoruesve të vet.

Nëse ju aktualisht jeni regjistruar si përdorues Facebook-u, në aparatin tuaj fundor gjendet një cookie që njeh facebook-un tuaj. Në këtë mënyrë Meta është në gjendje të kuptojë, që ju e keni vizituar këtë faqe dhe si e keni përdorur atë. Kjo vlen edhe për të gjitha faqet e tjera të facebook-ut. Përmes butonave të Facebook-ut të lidhura me faqe të tjera interneti Meta mund të regjsitrojë vizitat tuaja në këto faqe interneti dhe t’ia atribuojë ato profilit tuaj në facebook. Nisur nga këto të dhëna ju merrni oferta përmbajtjesh apo promocionesh, që i korrespondojnë profilit tuaj.

Nëse dëshironi ta shmangni një gjë të tillë do të duhej të çregjistroheshit nga Facebook, të çaktivizonit funksionin „qëndro i regjistruar“, të fshini cookies, që ekzistojnë në aparatin tuaj, të mbyllni browser-in tuaj dhe të startoni nga e para. Në këtë mënyrë mund të fshihen ato informacione të facebook-ut, përmes të cilave ju do të identifikoheshit drejt për së drejti. Kësisoj ju mund të përdorni faqen e mbështetësve në facebook pa qenë e mundur që të zbulohet identiteti juaj në facebook. Nëse aksesoni funksionet interaktive të faqes (më pëlqen, komento, ndaj, të rejat etj) do të shfaqet një dritare regjistrimi në facebook. Nëse regjistroheni atëherë për facebook-un do të jeni sërish i identifikueshëm si përdorues. Informacione rreth mënyrës se si mund të administroni apo fshini informacionet ekzistuese, mund t’i gjeni në faqet e suportit në faceboook: www.facebook.com/privacy/center

Insights të faqeve në Facebook

Në faqet e veta të ashtuquajtura Insights Meta përpunon për qëllimet e saj një sërë të dhënash personale të vizitorëve të faqeve. Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet pavarësisht faktit, nëse vizitorët e faqes janë apo jo të regjistruar në platformën Facebook apo nëse vizitorët e faqes janë anëtarë të rrjetit facebook. Edhe përdoruesit, që aksesojnë faqet e facebook-ut pa qenë të regjistruar në Facebook kanë mundësi të ndikojnë në volumin e të dhënave të përpunuara me anë të një cookie-banner të vendosur nga Facebook. Informacione të mëtejshme rreth cookies të Facebook-ut i gjeni në: https://de-de.facebook.com/policies/cookies/

Në rastin e  faqeve Insights është fjala për përmbledhje statistikore, të cilat hartohen mbi bazën e eventeve të caktuara, që protokollohen nga serverat e Meta-s nëse personat ndërveprojnë me faqe dhe me përmbajtjet e lidhura me to. Vetë menaxhuesit e faqeve nuk kanë akses në të dhënat personale, që përpunohen në kuadër të këtyre „events“, por vetëm në Insight-et e faqeve të cilat janë të përmbledhura dhe anonmizuara. Informacione të mëtejshme i gjeni në: https://www.facebook.com/legal/terms/page_controller_Addendum

Të drejtat e personave të prekur

Nëse jemi përpara rastit të përpunimit të të dhënave personale të përdoruesve sipas Rregullores Bazë të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave ju keni të drejtë të informoheni, të kontestoni, të transferoni dhe fshini të dhënat në fjalë. Sipas një Aneksi të Insight-eve të faqeve të saj Meta Platforms Ireland Ltd. garanton se u përgjigjet kërkesave të personave në përputhje me detyrimet e marra sipas Aneksit të Insight-eve të faqeve në Facebook. (I aksesoni nën: https://www.facebook.com/legal/terms/page_controller_addendum).

Kërkesat e përdoruesve lidhur me përpunimin e të dhënave gjatë aksesimit të një faqeje mbështetësish në facebook ne i përcjellim te Meta në përuthje me Aneksin e Insight-eve të faqeve të saj. Më shumë rreth të drejtave të personave të prekur përdoruesit mund të mësoni në linkun e mëposhtëm: www.facebook.com/privacy/center

Akses alternativ i pakushtëzuar në informacion

Një mënyrë alternative për të aksesuar informacionet e ofruara përmes faqes sonë të mbështetësve është oferta jonë në internet në www.tirana.diplo.de si dhe www.diplo.de

Përpunimi i mëtejshëm  i të dhënave personale

Kur ju aksesoni shërbimin tonë Ambasada nuk mbledh dhe përpunon të dhëna të tjera përtej rolit të saj si ofruese e shërbimit të informimit.

Informacione mbi mbrojtjen e të dhënave.

Këtë Deklaratë për Mbrojtjen e të Dhënave në versionin aktual e gjeni në faqen tonë të facebook-ut nën pikën „Mbrojtja e të dhënave“.

Nëse keni pyetje rreth ofertës sonë të informacionit mund të kontaktoni me Ambasadën përmes formularit tonë të kontaktit (Kontaktformular - Formular)

Informacione të mëtejshme rreth Facebook-ut dhe rrjeteve të tjera sociale si dhe mënyrës se si mund të mbroni të dhënat tuaja i gjeni në faqet e internetit të Zyrës Federale për Sigurinë në Teknikën e Informacionit (BSI): https://bsi.bund.de/dok/sicherheitsoptionen  

nach oben