Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Lidhje martese në Shqipëri ose në Gjermani
Lutemi të informoheni pranë autoriteteve përgjegjëse të gjendjes civile në Gjermani apo në Shqipëri lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për lidhje martesore. Vetëm atje mund të merrni informacione të garantuara rreth dokumentave. Ambasada nuk mund të lëshojë çertifikata për lidhje martesore.
Lidhje martese në Shqipëri
Ambasada Gjermane në Tiranë nuk mund të realizojë lidhje martesore. Në Shqipëri nuk ekziston mundësia, që dy persona të të njëjtës gjini të lidhen në martesë.
1. Dokumentat e nevojshme
Lutemi të informoheni në kohën e duhur pranë autoriteteve shqiptare pergjegjëse të gjendjes civile lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për një lidhje martesore. Vetëm zyra shqiptare pergjegjëse e gjendjes civile mund t’ju japë informacione të sigurta rreth dokumentave që ju duhen. Për shtetas gjermanë, që dëshirojnë të lidhin martesë në Shqipëri, zakonisht kërkohen këto dokumenta:
- Çertifikatë për lidhje martese. Çertifikata për lidhje martese është një vërtetim në disa gjuhë i lëshuar nga zyra gjermane e gjendjes civile për lidhje martese jashtë vendit , ku janë të përmendur të dy personat që kërkojnë të lidhin martesë. Përmes saj konfirmohet fakti që për lidhjen martesore të synuar nuk ka asnjë pengesë sipas legjislacionit gjerman. Çertifikata nuk duhet të jetë lëshuar më herët se 6 muaj më parë dhe duhet të jetë e pajisur me vulë apostile. Informacione të mëtejshme mund të gjeni më poshtë.
- Dokument i vlefshëm identifikimi (zakonisht pashaportë udhëtimi gjermane)
- Çertifikatë gjermane lindjeje ndërkombëtare apo të lëshuar në disa gjuhë
- Vërtetim i vlefshëm regjistrimi / banimi
- Në rast martesash të mëparshme: vendimi i divorcit nga gjykata, eventualisht çertifikata e vdekjes së bashkëshortit/es së mëparshëm/me, eventualisht e përkthyer zyrtarisht dhe noterizuar.
Zyra përgjegjëse e gjendjes civile mund të kërkojë dokumenta të tjera apo shtesë.
Afati për dorëzimin e dokumentave është tre muaj. Pas paraqitjes së dokumentacionit të plotë lidhja martesore shpallet publikisht (shpallje martese). Në rast mosnjohjeje të gjuhës shqiptare gjatë lidhjes së martesës duhet të sillet edhe një përkthyes.
Një lidhje martese e realizuar në Shqipëri në parim njihet në Gjermani. Në rrethana të caktuara mund të jetë e rekomandueshme që lidhjen martesore ta regjistroni edhe pranë autoriteteve gjermane. Për këtë qëllim do të duhej t’i drejtoheshit zyrës së gjendjes civile që është përgjegjëse për vendbanimin tuaj apo vendbanimin tuaj të fundit në Gjermani.
2. Çertifikata per lidhje martesore për shtetasit gjermanë që duan të lidhin martesë në Shqipëri
Për të lidhur martesë në Shqipëri shtetasit gjermanë, përvec dokumentave të tjerë, kanë nevojë për një çertifikatë për lidhje martesore, të lëshuar nga zyra përgjegjëse e gjendjes civile në Gjermani. Vërtetimi i zgjeruar i regjistrimit / vendbanimit zakonisht nuk mjafton. Ambasada Gjermane në Tiranë nuk mund të lëshojë çertifikata për lidhje martese.
Për lëshimin e një certifikate për lidhje martesore zyrës gjermane të gjendjes civile i nevojitet të shprehet në mënyrë të kufizuar edhe lidhur me personin dhe mundësinë ligjore të të fejuarit/ës së huaj për të lidhur martesë, e për këtë qëllim i duhen edhe çertifikata të të fejuarit/ës së huaj. Në këtë kontekst lutemi të planifikoni kohë mjaftueshëm për mbledhjen e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm.
Për lëshimin e një çertifikate për lidhje martesore është përgjegjëse zyra e gjendjes civile në vendbanimin apo vendqëndrimin e të fejuarit/ës gjerman/e. Nëse në Republikën Federale të Gjermanisë nuk konstatohet vendbanim atëherë përgjegjëse është zyra e gjendjes civile që mbulon vendbaninmin apo vendqëndrimin e fundit në Republikën Federale të Gjermanisë.Nëse nuk ka patur asnjëherë asnjë vendbanim apo vendqëndrim në Republikën Federale të Gjermanisë atëherë certifikatën për lidhje martesore e lëshon Zyra e Gjendjes Civile I në Berlin.
Lidhje martese në Gjermani
Nëse planifikohet realizimi i një lidhjeje martese në Gjermani drejtohuni ju lutem pranë zyrës gjermane përgjegjëse të gjendjes civile. Vetëm atje mund të merrni informacione të garantuara rreth dokumentave që ju duhen.
Të fejuarit duhet të njoftojnë rreth lidhjes martesore të dëshiruar edhe zyrën përgjegjëse të gjendjes civile në Shqipëri, në mënyrë që të mund të marrin dokumentat e nevojshme; në një rast të tillë i fejuari / e fejuara gjerman/e duhet të dorëzojë pranë zyrës së gjendjes civile në Shqipëri këto dokumenta:
- Dokument i vlefshëm identifikimi (zakonisht pashaportë udhëtimi gjermane)
- Çertifikatë gjermane lindjeje ndërkombëtare apo lëshuar në disa gjuhë
- Vërtetim i vlefshëm regjistrimi / banimi
- Në rast martesash të mëparshme: vendimi i divorcit nga gjykata, eventualisht çertifikata e vdekjes së bashkëshortit/es së mëparshëm/me, eventualisht e përkthyer zyrtarisht dhe noterizuar.
Zyra përgjegjëse e gjendjes civile mund të kërkojë dokumenta të tjerë apo shtesë.
11 ditë pas ditës së shpalljes së lidhjes martesore zyra shqiptare e gjendjes civile i lëshon të fejuarit/ës shqiptar/e një çertifikatë lidhjeje („çertifikatë personale“) dhe një çertifikatë për lidhje martese jashtë vendit me të dhënat personale të të dy të fejuarve.