Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikimi për vizë për mjek dhe farmacistë (JO: Hospitim)

Artikel

Ju lutemi, lexojeni me kujdes këtë fletë informuese dhe formularin e aplikimit dhe ndiqni me përpikmëri udhëzimet.

Dokumenta shtesë, të cilat nuk janë përmendur më sipër, mund t’ju kërkohen nga ambasada ditën e aplikimit ose gjatë procesit të pajisjes me vizë..

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Të tre kategorive të sipërpërmendura, ju nevojitet për aplikim dokumentacioni në formën e përshkruar si më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë kombëtare

1 copë, në gjermanisht ose anglisht, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pasaporte

2 fotografi biometrike (pasaporte), jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, permasat 45 X 35 mm

4.Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajtudhëzimin mund ta gjeni këtu

Sipas kategorisë do të kërkohën dokumentat e mëposhtme:

OSE

Mjekë/ Farmacistë që kanë lejen e ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis) ose garanci për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), ose (sapo kanë kaluar provimin e gjuhës në nivel profesional- Fachsprachprüfung)

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit

5.Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar

Me të dhëna mbi:

  • Pozicionin e punës
  • Pagën mujore bruto ose pagesën bruto për orë
  • Orë punë në javë /ditë
  • Ditët e pushimit
6.Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit

Dorëzimi i 1 kopje është i mjaftueshëm

7.

Leja për ushtrimin e profesionit (Berufserlaubnis)

Lejen e ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis) ose garancinë për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), (pasi është kaluar me sukses provimi për nivelin profesional të gjuhës - Fachsprachprüfung)

8.

Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes/

vërtetim që keni kaluar me sukses provimin per nivelin profesional te gjuhës. (Fachsprachprüfung)

Njohuri të gjuhës gjermane Niveli C 1 Mjekësi  sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve  (KPERGJ) ose vërtetim zyrtar që keni kaluar me sukses provimin për nivelin profesional të gjuhës (Fachsprachprüfung).

OSE

Mjekë/ Farmacistë, të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë me qëllim pjesëmarrjen në provimin e gjuhës (Fachsprachprüfung), eventualisht në kurs parapërgatitor

Dokumentet e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe në 1 kopje, në momentin e aplikimit

5.Garancinë për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung)

Garancia përmarrjen e lejes së ushtrimit të profesionit me kushtin që provimi i gjuhës për nivelin profesional të kalojë me sukses.

6.

Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes

Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B 2   sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve  (KPERGJ)

7.

Vërtetim të regjistrimit për provimin e gjuhës në nivel profesional

ose

regjistrimin në një kurs parapërgatitor

Shkresë, në të cilën vërtetohet regjistrimi juaj në provimin e gjuhës (Fachsprachprüfung), (në varësi të lëshimit të vizës),

 ose

ne te cilen konfirmohet data e provimit të gjuhës në nivel profesional, ose regjistrimin në një kurs parapërgatitor për provimin e gjuhës, me të dhënat e sakta për kohëzgjatjen e kursit të planifkuar.

8.Dëshmi financiare

Llogari bankare aktuale me shumën prej të pakten 3.084€ (3 x 1.028€)

9.Eventualisht, kontratë pune ose  oferte për vend pune

Nëse keni një ofertë pune ose keni nënshkuar një kontratë pune me të dhënat mbi:

  • Pozicionin e punës
  • Pagën mujore bruto ose pagesën bruto për orë
  • Orë punë në javë /ditë
  • Ditët e pushimit

Në rastin e aplikimit për vizë, Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani (perjashtim bëhet në rast se keni lejen e ushtrimit të profesionit - Berufserlaubnis). Si rregull, procedura zgjat 8-12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi në 8 javët e para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’Ju japim përgjigje pyetjeve Tuaja lidhur me stadin aktual të procedurës.

Pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit tuaj të planifikuar në Gjermani, si rregull, viza do të lëshohet me një vlefshmëri prej 3 muajsh. Ju lutemi udhëtoni drejt Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kontaktoni autoritetin e imigracionit përgjegjës për ju, i cili do t'ju zgjasë lejen e qëndrimit dhe më pas do të jetë kontakti juaj kompetent për të gjitha pyetjet në lidhje me ligjin e imigracionit.

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre

nach oben