Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim formim profesional

Artikel

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Ju lutemi vini re që kërkesa për vizë të bëhet të paktën 4 muaj përpara fillimit të formimit profesional. Procedura zgjat si rregull 2-4 jave. Nëse keni pasur qëndrime afatgjata në Gjermani përgjigja mund të zgjasë edhe më shumë.  Ndaj lutemi për mirëkuptimin tuaj që brenda 6 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në considerate që afati i vlefshmërisë së pasaportës duhet të tejkalojë me të paktën 6 muaj kohëzgjatjen e vizës.

5.

Kontratë e formimit profesional e nënshkruar

Kontrata e formimit profesional ose e praktikës në origjinal, duhet të përmbajë të dhëna të sakta si më poshtë:

  • Lloji, përmbajtja dhe kohëzgjatja e veprimtarisë së synuar,
  • koha e punës
  • vendi i punës
  • vlera e pagës

Nëse kontrata nuk përmban të dhënat e formimit profesional të synuar, duhet të paraqitet një plan më vete i formimit profesional.

6.

Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për formimin profesional (shkollë profesionale).

7.

Dëshmi kualifikimi

P.sh. diploma, certifikata, nëse dispononi edhe dëshmi mbi njohjen e diplomave nga institucione në Gjermani.

Udhëzim: Diplomat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht.

8.

Jetëshkrimi ( CV)

Jetëshkrim i detajuar dhe i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe eventualisht veprimtarinë profesionale të deritanishme.

9.Dëshmi e gjuhës gjermane

Dëshmi për përvetësimin e suksesshëm të njohurive të gjuhës gjermane minimalisht në nivelin B1, në formë certifikate nga një institucion i njohur, ose nga një institucion arsimor shkollor, që njohuritë e gjuhës janë të mjaftueshme (përveç profesioneve në sektorin mjekësor për të cilat kërkohet niveli i gjuhes B1 (shikoni fletën informuese)

10.

Dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm

Kjo dëshmi duhet të paraqitet vetëm, nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se punëdhënësi merr përsipër siguracionin shëndetësor.
11.

Dëshmi për financa të mjaftueshme për jetesën

Nëse paga gjatë formimit profesional nuk arrin vlerën e 927,-€ (duke filluar nga 01.01.2025 € 990,-) në muaj, atëherë është e nevojshme paraqitja e një dëshmie për pjesën e munguar të financimit, si p.sh. në formën e një deklarate garancie ose dëshmia e hapjes së një llogarie bankare të bllokuar. Lidhur me këto të fundit  dhe mundësi të tjera financimi lutemi të njiheni me informacionet në faqen e internetit të Ambasadës: www.tirana.diplo.de.
12.MinorenëtNë rastin e minorenëve nevojitet edhe certifikata e tyre e lindjes (çertifikatë në shqip me vulën apostile dhe përkthimin në gjuhën gjermane) dhe një deklaratë e noterizuar e dakordësisë së prindërve/kujdestarit ligjor për largimin e fëmijës me qëllim studimesh. Në deklaratën noteriale duhet të cilësohet se kush do të marrë kujdestarinë gjatë qëndrimit në Gjermani.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit tuaj të planifikuar në Gjermani, si rregull, viza do të lëshohet me një vlefshmëri prej 6 muajsh. Ju lutemi udhëtoni drejt Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kontaktoni zyrën e të huajve përgjegjëse  për ju, e cila do t'ju zgjasë lejen e qëndrimit dhe më pas do të jetë kontakti juaj kompetent për të gjitha pyetjet në lidhje me ligjin e imigracionit.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben