Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikimi për vizë me qëllim praktike ose hospitimi

Artikel

Ju lutemi, të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuji saktësisht udhëzimet.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Si rregull, procedura e aplikimeve për praktikë zgjat 2-4 javë, në raste të qëndrimeve të mëparshmë në Gjermani, edhe më gjatë. Procedura e aplikimeve për hospitim zgjat 2-3 muaj. Kërkojmë mirekuptimin tuaj, pasi në 8 javët e para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’ju japim përgjigje pyetjeve tuaja lidhur me stadin aktual të procedurës.

Ju lutem vini re që një vizë me qëllim zhvillimin e një praktike mund të lëshohet vetëm atëhere kur i shërben një qëllimi të caktuar sipas Rregullores së Punësimit. Ky është vecanërisht rasti kur i shërben kualifikimit te mëtejshëm profesional. Nuk mund të lëshohen viza me qëllim praktike kur bëhet fjalë për kohë prove në  një punë. Kushti i lartëpërmendur verifikohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit.

Ju lutemi, vini re, se hospitimi nuk është punësim dhe për këtë arsye, si një shtetas shqiptar, ju mund të qëndroni në Gjermani për qëllimin e praktikës edhe pa vizë (maksimumi 90 ditë brenda 180 ditëve).

Për aplikim në të dyja kategoritë, ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar si më poshtë vijon:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

4.

Pasaportë udhëtimi

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pasaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

5.

Dëshmi kualifikimi

P.sh. diploma, certifikata, dëshmi mbi njohuritë gjuhësore që zotëroni (veçanërisht njohuri e gjuhës gjermane min. Niveli A2 ose anglisht, në rast se puna juaj do të jetë në anglisht).
Udhëzim: Diplomat dhe certifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht.

6.

Jetëshkrimi (CV)

Jetëshkrim i detajuar dhe i formuluar nga vetë aplikuesi, duke paraqitur në mënyrë të veçantë kualifikimin dhe (nësë ka) veprimtarinë profesionale të deritanishme

7.

Dëshmi për financa të mjaftueshme për jetesën

Nëse paga gjatë praktikës/hospitimit  nuk arrin vlerën e 1.027,- eurove (duke filluar nga 01.01.2025 € 1.030,-) në muaj, atëherë është e nevojshme paraqitja e një dëshmie për pjesën e munguar të financimit, si p.sh. në formën e një deklarate garancie (Verpflichtungserklärung), dëshmi të hapjes së një llogarie bankare të bllokuar (Sperrkonto), ose vërtetim që nuk do të paguani shpenzime për banimin.

8.

Dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm

Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së praktikës/ hospitimit nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor.

Sipas kategorisë, do të kërkohen shtesë edhe dokumentat e mëposhtme

OSE

Praktikë

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit

9.

Ofertë praktike aktuale ose  kontratëe nënshkruar praktike

me të dhënat mbi:

  • Lloji i punës
  • Kohëzgjatjen e praktikës
  • Orari i punës  dhe paga
  • Ditët e pushimit

10.

Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për praktikë.

OSE

Hospitim

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal dhe me 1 kopje, në momentin e aplikimit

9.

Kontratëtë nënshkruarhospitimi

me të dhënat mbi:

  • Shumën e pagesës
  • Kohëzgjatjen e hospitimit

Dokumenta shtesë, të cilat nuk janë përmendur më sipër, mund t’ju kërkohen nga ambasada ditën e plikimit ose gjatë procesit të pajisjes me vizë.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben