Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Për personat që janë plotësisht të vaksinuar, lehtësimet e udhëtimit do të aplikohen

Artikel

Personat që janë vaksinuar me dozën e plotë ndaj Covid-19, janë ata, të cilët janë vaksinuar me njërën nga vaksinat e përmendura në faqen e internetit të Institutit Paul-Ehrlich (PEI) (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria, Johnson&Johnson/Jannssen), në rast se që prej dozës së fundit të nevojshme të vaksinës kanë kaluar të paktën 14 ditë. Aktualisht kjo vlen vetëm për vaksinat e lejuara nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA). Është parashikuar zgjerimi i listës me vaksina të tjera me standarade të krahasueshme mbrojtëse, sapo të jenë bërë verifikimet enevojshme për këtë qëllim.

Çertifikatat shqiptare të vaksinimit njihen formalisht nga Bashkimi Europian. Kjo do të thotë që ato konsiderohen të vërteta dhe mund të paraqiten gjatë hyrjes në Bashkimin Europian. Për hyrjen në Gjermani vlen: Do të njihen dhe pranohen vetëm vaksinat e njohura nga Instituti Paul-Ehrlich.  Vaksina të tjera nuk njihen.

Personat që janë vaksinuar me dozën e plotë ndaj Covid-19 mund të udhëtojnë edhe për qëllime udhëtimi, që nuk kanë të bëjnë me një arsye të rëndësishme, sikurse janë vizita, udhëtime biznesi dhe udhetime turistike në Gjermani, nëse jeni të pajisur me vizën e duhur (në rast se ju nevojitet një e tillë).

Ata mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë edhe me një vizë pune sipas § 26 II të Rregullores së Punësimit.

Këtu përjashtohen udhëtimet që nisen prej vendesh të kategorizuara si zona të varianteve të virusit. Ndalimi i qarkullimit drejt Gjermanisë prej këtyre vendeve vazhdon të jetë në fuqi.

nach oben