Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Caktimi i takimeve për aplikimin për vizë për punësim të pakualifikuar në përputhje me nenin 26 (2) të Urdhëresës së Punësimit (Rregullorja e Ballkanit Perëndimor)

Artikel

Që prej datës 1 qershor 2024 ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e aplikimit tuaj për vizë duke marrë miratimin paraprak: për këtë qëllim punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për lëshimin e miratimit nga Agjencia Federale e Punës përpara se të merrni datën/ orën e aplikimit për vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, ju mund të lini një takim dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kësisoj eliminohet procesi i lotarisë dhe ju do të merrni brenda disa javësh prej ofruesit të jashtëm të shërbimit datën/orën e aplikimit për vizë. Për datat e qershorit 2024 shorti i fundit do të bëhet në maj.

Per me shume informacion mbi procesin e aplikimit, vizitoni faqen e internetit te Visametric.

nach oben