Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim tërheqjen e prindërve nga fëmijët apo familjarë të tjerë në moshë të rritur

Artikel

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit si dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë regjistrimin për rezervimin e një date të re aplikimi dukë përfshirë këtu edhe kohët përkatëse të pritjes.

Përpara se të aplikoni për një vizë me qëllim tërheqjen e prindërve jeni të lutur të mbani në konsideratë udhëzimet e mëposhtme:

Mundësia e tërheqjes së familjarëve në parim ekziston vetëm për bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Sillet në vëmendje tekstualisht, se tërheqja e një familjari prej fëmijës në moshë të rritur zakonisht është e pasuksesshme.

Vetëm në raste të rralla përjashtimore, që nuk mund të krahasohen me raste të tjera, kur për aplikuesin në vendin e origjinës ekzistojnë në mënyrë objektive rrethana jashtëzakonisht të vështira, të cilat do të mund të mënjanoheshin vetëm përmes tërheqjes së të afërmit në Gjermani, mund të tërhiqen në Gjermani edhe prindërit apo familjarë të tjerë.

Mbetja vetëm për shkak të largimit të fëmijëve, vdekja e bashkëshortit/es, sëmundjet e zakonshme të moshës deri te nevoja për kujdes, gjendja e vështirë financiare, dëshira për tu kujdesuar për nipërit dhe mbesat apo edhe situata e vështirë e familjes në Gjermani nuk janë rrethana jashtëzakonisht të vështira, për të cilat do të mundësohej lëshimi i vizës.

Nëse ju keni arsye të tjera, që e bëjnë të detyrueshme vajtjen tuaj pranë fëmijëve tuaj të rritur, krahas dokumentave që provojnë këto rrethana detyruese, duhet të paraqisni sipas rregullit edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë

1.

Formularë aplikimi për vizë

Në gjermanisht ose anglisht, në 1 kopje, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet paguhen me para në dorë në monedhën shqiptare. Tarifa bazë është 75,00 € përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë tre muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Fotokopjoni ju lutem fletën e plastifikuar me të dhënat personale.

5.

Vërtetim i hollësishëm mjekësor rreth gjendjes shëndetësore të aplikuesit/es

Vërtetimet e mjekut, që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane, duhet të përkthehen. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

6.

Çertifikata e vdekjes së bashkëshortit/es

Nëse bashkëshorti/ja ka vdekur duhet të paraqitet çertifikata përkatëse e vdekjes në origjinal. Çertifikikatat, që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar, duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.

7.

Çertifikatë e trungut familjar nga regjistri shqiptar i gjendjes civile

Çertifikatë e trungut familjar në origjinal.

Çertifikikatat që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.

8.

Dëshmi për qëndrimet e fëmijëve të tjerë

Kopje të leje-qëndrimeve të fëmijëve të tjerë, nëse jetojnë jashtë vendit. Nëse për një fëmijë nuk paraqitet leja e qëndrimit, merret si e mirëqenë që fëmija jeton në Shqipëri.

9.Deklaratë e fëmijëve që jetojnë në Shqipëri rreth situatës së kujdesit

Deklaratë me shkrim e fëmijëve, që jetojnë në Shqipëri, rreth arsyes, pse nuk mund të marrin përsipër kujdesin e prindit në fjalë.

10.

Dëshmi rreth situatës së banimit në Shqipëri

Kontrata e qirasë në origjinal ose vërtetim nga komuna, të tjera.

Dokumentat, që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

11.Dëshmi rreth marrjes së pensionit në Shqipëri

Vërtetim pensioni në origjinal

Dokumentat, që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

12.Dëshmi rreth mbështetjes financiare përmes fëmijës në Gjermani Për rastet kur fëmijët në moshë të rritur në Gjermani i bëjnë pagesa të rregullta aplikuesit
13.

Çertifikatë lindjeje e fëmijës së rritur, ku do të zhvendoset prindi

Çertifikatë lindjeje në origjinal.

Çertifikikatat që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.

14.

Pashaportë/Dokument identifikimi/

Leje qëndrimi e fëmijës së rritur, ku do të zhvendoset prindi

Nëse fëmija i rritur nuk ka shtetësinë gjermane, duhet të paraqiten si pashaporta e udhëtimit ashtu edhe leja e qëndrimit (në këtë rast mjafton paraqitja e 1 fotokopje).
15.Vërtetimi i regjistrimit të fëmijës së rritur, që jeton në GjermaniVërtetimi i regjistrimit nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj.
16.Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare për sigurimin e jetesës për aplikuesin dhe eventualisht bashkëshortin/en përkatës/e

Vërtetime zyrtare të pagës për 3 muajt e fundit.

17.Dëshmi për hapësirë të mjaftueshme banimiKontratë qiraje e fëmijës, që jeton në Gjermani.
18.

Deklaratë garancie

Deklaratë garancie e fëmijës, që jeton në Gjermani, për marrjen përsipër të kostove; formulari mund të merret pranë Zyrës së të Huajve.

19.

Dëshmi për një siguracion të mjaftueshëm shëndetësor në Gjermani

Jo siguracion udhëtimi! Kontratë apo ofertë e një kompanie sigurimesh shëndetësore në Gjermani për mbulim të plotë dhe të vazhdueshëm të sigurimit të shëndetit dhe kujdesit shëndetësor në Gjermani

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 8 deri në 12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj për faktin që brenda 8 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben