Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fletë informacioni për vizë Shengen me qëllim udhëtim turistik në Gjermani

11.06.2024 - Artikel

KUJDES: Vetë shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë hyrjeje për qëndrime turistike në hapësirën Schengen.

Për të aplikuar për vizë ju nevojitet një datë dhe orë takimi. Ju lutem rezervojeni përmes sistemit online të caktimit të takimeve.

Aplikimi është i mundur deri tre muaj përpara datës së planifikuar udhëtimit. Përpunimi i aplikimit zgjat minimalisht tre ditë pune. Ju rekomandojmë që këkesën për vizë ta dorëzoni jo më vonë se dy javë përpara nisjes së udhëtimit.

Dokumentet dhe dëshmitë duhet të paraqiten në origjinal dhe fotokopje. Dokumentet origjinale do të kthehen sërish. Duhet mbajtur në konsideratë që të gjitha dokumentet e dorëzuara që nuk janë në gjermanisht ose anglisht, duhet të kenë bashkëngjitur përkthimin përkatës në gjuhën gjermane.

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit si dhe t’u përmbaheni saktësisht udhëzimeve.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë Schengen

Një formular i plotësuar dhe nënshkruar personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 90,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

1 fotografi biometrike për pashaportë, jo më e vjetër se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

4.

Pashaporta

Pashaportë e vlefshme me afat vlefshmërie të mbetur prej të paktën tre muajsh përtej fundit të udhëtimit.
Pashaporta /dokumenti i udhëtimit duhet të ketë të paktën dy faqe bosh dhe data e lëshimit të mos jetë më e hershme se 10 vjet.
Fotokopje e të gjitha fletëve me të dhëna.
Nëse keni: Fotokopje të vizave Schengen të tre viteve të fundit dhe viza të vlefshme apo të skaduara nga SHBA / Mbretëria e Bashkuar përfshirë këtu edhe vulat e hyrje-daljeve nga policia e kufirit.

5.Leje qëndrimi shqiptareDëshmi që rezidenca e zakonshme është në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe pas kthimit nga Gjermania.

6.

Dëshmi për financa të mjaftueshme

Vërtetim nga llogaritë bankare të aplikuesit ( p.sh. statements të tre muajve të fundit, vërtetim page, vërtetime depozitash bankare apo të të ardhurave nga pronat)

7.

Siguracion shëndetësor

Siguracioni shëndetësor duhet të jetë i vlefshëm për të gjithë kohëqëndrimin e planifikuar dhe për të gjitha vendet Schengen. Ai duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet, që do të mund të rezultonin në rast të një kthimi për arsye mjekësore, të një trajtimi mjekësor urgjent, të një qëndrimi eventual në spital apo të vdekjes së aplikuesit/es gjatë kohës së qëndrimit. Mbulimi minimal duhet të jetë në vlerën e 30.000 eurove. Siguracioni shëndetësor në udhëtim duhet të mbulojë gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit të planifikuar

8.

Rezervim fluturimi dhe hoteli

Si dëshmi e udhëtimit dhe e akomodimit. Në rast se udhëtoni në vende të ndryshme lutemi të bashkëngjisni një tabelë përmbledhëse.

9.

Dëshmi e aktivitetit në Shqipëri

Pundhënësi: kontrata e punës

I vetëpunësuar: Ekstrakt nga regjistri tregtar

Pensionist: deklarata pensioni

Studentët: Certifikatë regjistrimi

Nxënësit: certifikatë shkollore

10.

Leje qëndrimi shqiptare

Dëshmi që rezidenca e zakonshme është në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe pas kthimit nga Gjermania

11.Nëse është e nevojshme, deklaratë noteriale nga prindërit për autorizimin e udhëtimit për të miturinpër udhëtarët e mitur që hyjnë në Gjermani të pashoqëruar nga të dy prindërit

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

nach oben