Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim tërheqjen e prindërve nga punonjësit e kualifikuar

Artikel

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit si dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë regjistrimin për rezervimin e një date të re aplikimi dukë përfshirë këtu edhe kohët përkatëse të pritjes.

Përpara se të aplikoni për një vizë me qëllim tërheqjen e prindërve jeni të lutur të mbani në konsideratë udhëzimet e mëposhtme:

- Si „Punonjës i kualifikuar“ konsiderohet ai person, që zotëron një leje-qëndrimi sipas §§ 18a, 18b, 18c pika 3, §§ 18d, 18f, 19c pika 1 (për punësime si personel drejtues, drejtor, ekspert i firmës) si shkencëtar, shkencëtar hospitant, inxhinier apo teknik në ekipin kërkimor të një shkencëtari hospitant apo si mësimdhënës, § 19c pika 2 ose 4 fjalia 1 ose § 21.
Lejet e qëndrimit sipas §19 c pika 1, JO për punësim si personel drejtues, drejtor apo ekspert firme, nuk janë subjekt i kësaj rregulloreje.

- Kjo rregullore ka të bëjë vetëm me punonjësit e kualifikuar që e kanë marrë lejen e qëndrimit si të tillë më 01.03.2024 apo pas kësaj date. Ky rregull pra nuk vlen për ata punonjës të kualifikuar që e kanë marrë lejen e qëndrimit përpara datës 01.03.2024. Viza e marrë për këtë qëllim konsiderohet si leje e qëndrimit.

Për të aplikuar për tërheqjen e prindërve sipas kësaj rregulloreje duhet të paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm:

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë

1.

Formularë aplikimi për vizë

Një copë, i plotësuar në mënyrë plotësisht të lexueshme, dhe nënshkruar personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet paguhen me para në dorë në monedhën shqiptare. Tarifa bazë është 75,00 € përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Pashaportë e vlefshme, me afat vlefshmërie gjashtë muaj përtej datës së planifikuar të udhëtimit. Duhet të ketë të paktën 2 faqe bosh. Certifikatë lindjeje në origjinal.

5.

Çertifikatë lindjeje e punonjësit/es të kualifikuar, ku do të zhvendoset prindi

Çertifikikatat që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

6.

Pashaportë dhe
leje qëndrimi e punonjësit/es të kualifikuar, ku do të zhvendoset prindi

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.
Duhet të paraqiten si pashaporta e udhëtimit ashtu edhe leja e qëndrimit (në këtë rast mjafton paraqitja e dy fotokopjeve).

7.

Vërtetimi i regjistrimit të punonjësit/es të kualifikuar, që jeton në Gjermani

Vërtetimi i regjistrimit nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj.

Në rast të tërheqjes së vjehrrëve, duhen edhe:

8.

Pashaportë dhe
leje qëndrimi e bashkëshortit/es të punonjësit/es të kualifikuar, ku do të zhvendoset prindi

Duhet të paraqiten si pashaporta e udhëtimit ashtu edhe leja e qëndrimit (në këtë rast mjafton paraqitja e dy fotokopjeve).

Çertifikatë martese në origjinal

9.Çertifikatë martese e punonjësit/es të kualifikuar

Çertifikatat që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.

Çertifikatë martese në origjinal

10.

Çertifikatë lindjeje e bashkëshortit/es të punonjësit/es të kualifikuar, ku do të zhvendoset prindi
(në vend të çertifikatës së lindjes së punonjësit/es të kualifikuar)

Çertifikikatat që nuk janë formuluar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas formatit ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostile. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Çertifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim, por vetëm për vulën apostile.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, Ambasadës i duhet të përfshijë Zyrën e të Huajve në Gjermani. Koha e përpunimit të aplikimit zgjat zakonisht 8 deri në 12 javë. Ndaj Ambasada lutet për mirëkuptim, që nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me stadin e aplikimit në 12 javët e para të tij.

Zyra e të Huajve do të kërkojë prej punonjësit/es të kualifikuar dokumenta të tjera rreth prindërve / vjehrrëve, p.sh. vërtetim pagash, kontratë qiraje, siguracion shëndeti etj.

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben