Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ndalim-hyrja, informacione nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR) ose Sistemi i informacionit për hapësirën Schengen (SIS)

Ankunftsflughafen: beleuchtetes Hinweisschild Arrival

Einreise nach Deutschland, © dpa

28.04.2022 - Artikel

Ç’lloj informacionesh janë depozituar rreth meje në AZR apo SIS? A është marrë ndaj meje masa e ndalim-hyrjes? Ku duhet të paguaj gjobën që është vënë lidhur me qëndrimin e palejuar në Gjermani? Këto pyetje nuk mund të gjejnë përgjigje direkte nga Ambasada. Edhe caktimi i afatit për një masë eventuale të ndalim-hyrjes duhet të kërkohet pranë autoritetit, që e ka vendosur këtë masë.

Ndalim-hyrja, qëndrim i palejuar në Gjermani

Të gjitha pyetjet lidhur me ndalim-hyrjen apo qëndrimin e  palejuar në Gjermani, largimin e detyruar apo dëbimin,  jeni të lutur t’ia drejtoni autoritetit përkatës në Gjermani  që është përgjegjës për procesin (p.sh. Zyra Lokale për të Huajt, Policia Federale). Edhe pyetjet lidhur me pagesën e gjobave në raste të tilla  mund të gjejnë përgjigje vetëm prej këtij autoriteti. Emrin e autoritetit e mësoni nga njoftimi, që keni marrë në këtë kontekst.

Vendosja në afat e masës së ndalim-hyrjes mund të kërkohet vetëm pranë autoritetit që ka urdhëruar marrjen e kësaj mase.

Ambasada nuk mund të japë asnjë informacion apo të ndihmojë në këtë drejtim.

Informacion personal në Regjistrin Qendror të të Huajve

Kërkesa për informacion personal pranë Regjistrit Qendror të të Huajve duhet bërë me shkrim në gjuhën gjermane drejtuar Zyrës Federale - në Köln. Për të shmangur rastin, që një informacion i caktuar rreth të dhënave personale i shkon një të paautorizuari, kërkesës për informacion mund t’i jepet një përgjigje lidhur me përmbajtjen, vetëm pasi të jetë verifikuar identiteti i personit të referuar. Verifikimi i identitetit jashtë vendit bëhet për shëmbull përmes vërtetimit të nënshkrimit prej përfaqësisë së huaj përkatëse apo prej një autoriteti të vendit të origjinës, i cili është i autorizuar të lëshojë këtë vërtetim. Krahas kësaj duhet të bashkëngjitet një përkthim zyrtar i vërtetimit të nënshkrimit, nëse ky i fundit nuk është bërë në gjuhën gjermane.

Oraret e hapjes së Ambasadës për lëshimin e vërtetimeve të nënshkrimit i gjeni këtu

Ju lutemi, kur të paraqiteni, sillni me vete këto dokumenta:

  • Formulari e aplikimit të BVA-së – i plotësuar por ende i panënshkruar
  • Një dokument aktual udhëtimi apo identifikimi
  • Tarifa paguhet gjatë aplikimi me para në dorë në LEK përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e kërkesës dhe rrumbullakosur në qindshe. Tarifa për t’u paguar është fikse në vlerën e 56,43 €, e pagueshme në LEK.

Ju lutem kërkesën drejtojeni në adresën:

Sistemi i informacionit personal në Schengen

Kërkesa për informim personal prej Sistemit të informacionit personal në Schengen duhet bërë me shkrim pranë BKA . Duke qenë se informacioni mund t’i përcillet vetëm personit të autorizuar, BKA duhet të verifikojë identitetin e personit që ka kërkuar informacionin si dhe të kujdeset, që të jetë vetëm ky person ai që do të marrë informacionin. Informacione të mëtejshme rreth dokumentave të nevojshme apo rreth përfaqësimit përmes një avokati mund të gjeni në Faqen e internetit të BKA-së.

Në shumicën e rasteve kërkesa duhet përcjellë në adresën e mëposhtme:

Udhëzim: Të gjitha informacionet rrjedhin nga fakte dhe vlerësime që bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tekstit. Ato përcillen pa garancinë e plotësisë apo saktësisë së tyre, në mënyrë të vecantë referuar ndryshimeve, që mund të shfaqen në periudha të ndërmjetme. Informacione të garantuara merrni vetëm direkt pranë zyrave përgjegjëse.

nach oben