Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
Vërtetimi i kopjeve, vërtetimi i nënshkrimit dhe certifikatave
Foto eines Stempels © colourbox
Vërtetimet e nënshkrimeve, konfirmimet e fotokopjeve, aplikimi për dëshmi penaliteti, vërtetimet në çështje pensioni si dhe vërtetimet për kalim-kufiri
Në rast se kërkoni vërtetim nënshkrimi, konfirmime fotokopjesh apo të aplikoni për dëshmi penaliteti duhet të rezervoni një datë/orë takimi.
Vërtetimet për kalim-kufiri mund të tërhiqen pa lënë një takim paraprak çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 10:00 (Sektori i Vizave 2, Rruga Otto von Habsburg).
Vërtetimet e jetës për Sigurimet Gjermane të Pensionit mund të dorëzohen pranë Ambasadës (Hyrja Sektori i Vizave 1) vetëm ditëve të hëna dhe të mërkura mes orës 13:30 dhe 15:00. Lënia e një takimi nuk është e nevojshme.
Lutemi të sillni me vete pashaportën tuaj të udhëtimit ose kartën e identitetit, të vlefshme.
Në rastin e vërtetimit të nënshkrimit në prokura për çështje trojesh, regjistri tregtar apo të së drejtës së trashëgimisë rekomandojmë të kontaktoni me ne paraprakisht.
Tarifa për çdo vilë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit ligjor) është 60,- euro.
Për konfirmimin e fotokopjeve lutemi të sillni patjetër me vete origjinalin e dokumentit përkatës, përndryshe konfirmimi është i pamundur të bëhet. Përmbledhja dhe konfirmimi i disa dokumentave njëherësh në një etiketë të vetme nuk është e lejuar të bëhet. Fotokopje vërtetimesh, të cilat nuk janë lëshuar nga autoritete apo universitete shtetërore, rreth arsimimit të mëtejshëm, praktika apo kualifikimeve të përftuara në fushën e shëndetësisë do të konfirmohen vetëm3 nëse ato përmbajnë vulën Apostille të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Tarifa për çdo vulë konfirmimi është 25,- Euro.
Tarifat përcaktohen në euro. Ambasada pranon vlerën përkatëse në Lek përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e kërkesës dhe të rrumbullakosur matematikisht.
Vërtetimet në çështje pensioni – në rast sigurimesh shtetërore - dhe vërtetimet për kalim–kufiri nuk kanë tarifa.