Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Çdëmtimi i padrejtësisve të nacionalsocializmit

Holocaust-Mahnmal

Holocaust-Mahnmal, © picture alliance / dpa

Artikel

Çdëmtimi moral dhe financiar i padrejtësive të bëra nga regjimi i nacionalsocializmit është trajtuar prej kohësh me prioritet të veçantë nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë. Edhe sot kjo detyrë ka një rëndësi njësoj të lartë për Qeverinë Federale: Republika Federale e Gjermanisë aktivizon një volum të madh pagesash, të cilat duhet të shkojnë në dobi të të përndjekurve nga regjimi i nacionalsocializmit në përputhje me vullnetin e deklaruar të Qeverisë Federale. Qeveria Federale ka marrë përsipër, që të vazhdojë të japë mbështetje për të mbijetuarit nga përndjekja dhe horrori i getove dhe kampeve të përqendrimit si dhe të bëjë të mundur për ta një jetë në dinjitet.

Informacione rreth çdëmtimit të padrejtësisve të regjimit nacionalsocialist dhe kuadrit rregullator përkatës gjeni këtu: Çdëmtime për padrejtësitë e Nacionalsocializmit – Ministria e Jashtme Federale (auswaertiges-amt.de)

nach oben