Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikim për vizë me qëllim punësimi sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.
Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.
Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.
Në rast se Ju në 24 muaj e fundit përpara aplikimit për vizë keni përfituar pagesa nga ligji i përfitimeve për azilkërkuesit, ne ju këshillojmë të mos aplikoni për vizë.
Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë: | ||
1. | Formularë aplikimi për vizë | Në gjermanisht ose anglisht, 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht. |
2. | Tarifa | Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
3. | Fotografi pashaporte | 2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm. |
4. | Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni | Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale). 1 copë |
Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!) | ||
5. | Pashaporta e udhëtimit | Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës. Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 3 javë në sektorin e vizave. Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit. |
6. | Miratimi paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit. | |
7. | Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë e punës | Ditën e aplikimit të vizës jo më e vjetër se 6 muaj dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme :
|
8. | Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajt | udhëzimin mund ta gjeni këtu |
9. | Eventualisht dëshmi për një të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor. |
10. | Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit | Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.152,50 euro bruto ose dëshmi të siguracionit të pensionit. |
11. Vetëm për ndihmës infermierë | Certifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtes | Njohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGJ). |
Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.