Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim punësimi të pavarur

Artikel

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë tre muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Plan biznesi

Në origjinal: përshkrim i strukturuar dhe i detajuar i idesë së biznesit, i cili duhet të përmbajë pikat e mëposhtme dhe të shoqërohet nga dëshmitë përkatëse:

  • Plani për kapitalin e nevojshëm dhe plani i financimit
  • Prezantim i profilit të firmës
  • Strategjia e marketingut
  • Fitimet e pritshme
  • Të dhëna rreth numrit të pritshëm të vendeve të punës  dhe / ose vendeve të praktikës
  • Sqarim rreth ndikimit eventual pozitiv të projektit në fushat e inovacionit dhe kërkimeve shkencore
6.

Jetëshkrimi

Në origjinal – Jetëshkrimi duhet të hedhë një vështrim  në jetën dhe përvojat profesionale.
7.

Dëshmi kualifikimi

p.sh. diploma, certifikata, librezë pune, dëshmi gjuhësh të huaja.

(Udhëzim: Çertifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht)

8.

Ofertë për siguracion shëndetësor

Prej ofertës së paraqitur duhet të rezultojë në mënyrë të qartë se siguracioni mbulon qëndrimin në Gjermani për qëllime pune.

Për aplikues mbi moshën 45 vjec duhet edhe dëshmi e sigurimeve të pensionit.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Në varësi të Zyrës së të Huajve përgjigja mund të zgajsë deri në tre muaj.  Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 12 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben