Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim punësimi si babysitter (Au-Pair)

Artikel

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Parimisht vlen sa më poshtë:

  1. Mosha minimale për t‘u punësuar si Au-Pair është 18 vjeç, ndërsa ajo maksimale 26 (ditën e aplikimit për vizë).
  2. Mes babysitter-it dhe prindërve hospitues nuk duhet të ketë marrëdhënie farefisnie. Në familjen pritëse duhet të flitet gjermanisht si gjuhë amtare. Nëse brenda familjes gjermanishtja flitet vetëm si gjuhë e familjes, dhe jo si gjuhë amtare, atëherë viza mund të lëshohet, nëse babysitter-i nuk vjen nga i njëjti vend i origjinës së prindërve hospitues.
  3. Qëndrimi si Au-Pair në Gjermani zakonisht është  i mundur vetëm një herë.
  4. Ju lutemi të merrnin fletën e mëposhtme të Informacionit rreth të drejtave dhe detyrimeve tuaja si Au-Pair. Ju duhet të konfirmoni marrjen e kësaj flete informacioni me nënshkrimin tuaj kur të dorëzoni aplikacionin

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal, me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.Pashaporta e udhëtimit

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 4 javë në sektorin e vizave.  Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit.

5.

Kontrata e angazhimit si babysitter

Në origjinal, në gjuhën gjermane ose angleze.

Një kontratë-model mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Agjencisë Federale të Punës www.arbeitsagentur.de

Kontrata duhet të përmbajë kushtet minimale për marrëdhënien Au-Pair:

  • Emërtimin e saktë të palëve në kontratë
  • Numrin dhe moshën e fëmijeve që duhen shoqëruar (në familje duhet të jetojë të paktën një fëmijë minoren)
  • Fillimi dhe kohëzgjatja e kontratës ( të paktën 6 muaj, maksimumi 1 vit)
  • Detyrimet e përgjithshme të prindërve hospitues
  • Detyrimet e përgjithshme të Babysitter-it
  • Detyrimi i prindërve hospitues për lidhjen e një kontrate sigurimi për shëndetin, shtatzaninë, lindjen dhe aksidentet.
  • Marrëveshja për shumën e parave të xhepit (në muaj të paktën 280 euro, plus para xhepi për frekuentimin e një kursi gjuhe)
  • Marrëveshje për kohën e punës (maksimumi 6 orë në ditë dhe 30 orë në javë)
  • Marrëveshje për ditët e pushimit ( të paktën 2 ditë pune në muaj)

6

Eventualisht shkresë e agjencisë ndërmjetësuese

Nëse kontrata e angazhimit si baby-sitter  është realizuar përmes një agjencie ndërmjetësimi, atëherë shkresa e agjencisë duhet të bashkëngjitet. Informacione të mëtejshme gjeni në www.guetegemeinschaft-aupair.de

7.Formulari Au-Pair-Fragebogen

Ju lutemi që nga ana e familjes pritëse të plotesohet i plotë formulari Au-Pair-Fragebogen dhe ta nënshkruajnë atë.

8.

Dëshmi për njohuritë e gjermanishtes

Nisur nga një vendim i Bundestag-ut Gjerman i vitit 2003  për përmirësimin e ndërmjetësimit Au-Pair me qëllim ndalimin e efektshëm të rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimit,  në momentin e aplikimit  do të realizohet një test i gjuhës gjermane, me gojë, në nivelin minimal A1.
9.Shkresë motivimi nënshkruar nga vetë personi

Shkresë motivimi në origjinal, e formuluar në shqip me përkthim në gjuhën gjermane

10.

Jetëshkrim

Në origjinal – Jetëshkrimi duhet të hedhë një vështrim  në jetën dhe përvojat profesionale.

11.

Siguracion i mjaftueshëm shëndeti

Nevojitet të paraqitet një siguracion udhëtimi që mbulon një shumë prej min. 30.000 eurosh. Rekomandohet lidhja e një siguracioni shëndetësor për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit, - dëshmia përkatëse do të duhet të paraqitet pranë zyrës së të huajve pas hyrjes në Gjermani.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

nach oben