Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Dëshmi për Sigurimin e Shëndetit në rastin e vizave kombëtare
Nëse keni detyrimin e sigurimit shëndetësor në cilësinë e punëmarrësit apo familjarit të një personi të siguruar sipas sigurimit të detyrueshëm, atëherë duhet të kini parasysh, që ky lloj siguracioni bëhet i vlefshëm vetëm pasi të keni marrë një banesë (të jeni regjistruar) në Gjermani dhe eventualisht pasi të nisni një marrëdhënie punësimi. Nëse hyrja në Gjermani kryhet më parë, atëherë duhet të lidhet një siguracion shëndeti privat derisa të nisë marrëdhënia e punës dhe të bëhet i mundur pranimi në sigurimin e detyruar shëndetësor. Për këtë qëllim mund të shfrytëzohet si mundësia e një siguracioni shëndetësor në udhëtim ashtu edhe siguracioni i tipit „Incoming“.
Ky „siguracion kalimtar“ duhet të mbulojë volumin e shërbimeve që përcaktohet në direktivën evropiane (EG) Nr. 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të BE-së datë 13.07.2009 (Visakodex):
- Polica e sigurimit duhet të marrë përsipër shpenzimet e transportit të kthimit në rast sëmundjeje ose vdekjeje, sikundër edhe të gjitha shpenzimet për trajtimin e urgjencës mjekësore dhe / ose trajtimin në rastin e një shtrimi urgjent në spital.
- Shuma minimale e mbulesës së shpenzimeve duhet të jetë 30.000 euro.
- Siguracioni (individual apo ne grup) mund të lidhet prej personit në udhëtim në vendin, ku ai ka rezidencën e banimit, ose nga mikpritësi në vendin e destinacionit.
- Zyrat e siguracionit me qendrën jashtë hapësirës Schengen duhet të kenë një zyrë në një nga vendet Schengen, që të jetë në gjendje të përpunojë kërkesat për aktivizimin e siguracionit.
Nëse nuk ekziston mbulimi përmes sigurimit shëndetësor, është e domosdoshme që menjëherë pas hyrjes në Gjermani të lidhni një siguracion shëndetësor (privat) që të ketë një kohëzgjatje të krahasueshme në përputhje me përcaktimit e SGB V (Sigurimi i detyrushëm shëndetësor, Kodi Social). Kontrata e sigurimit duhet të jetë pa afat dhe nuk duhet të përmbajë klauzola skadimi apo pushimi të kontratës kushtëzuar nga një moshë e caktuar, nga veprimtaria, ndryshimi i qëllimit të qëndrimit apo humbja e një statusi të ligjshëm qëndrimi.
Ky siguracion shëndetësor duhet të përfshijë shërbime që mund të pretendohen nga subjekti i siguruar në përputhje me përcaktimet e § 11 kreu 1 – 3 SGB V.
Dëshmia për mbulim të vazhdueshëm të sigurimit shëndetësor duhet të paraqitet në cdo aplikim për zgjatjen e lejes së qëndrimit.
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia: Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre. |