Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Aplikimi për dëshmi penaliteti

Certificate of conduct © Stephan Jansen/dpa
Të përgjithshme
Dëshmia e penalitetit – që në gjuhën e përditshme njihet edhe si „dëshmia policore e penalitetit“ - është një dokument i printuar në një letër të gjelbër të posaçme, që vërteton, nëse personi i referuar ka qenë më parë i dënuar apo jo. Çdo personi, që ka mbushur 14 vjeç dhe ka bërë kërkesën përkatëse, mund t’i lëshohet në përputhje me § 30 BZRG një dëshmi me të dhënat e depozituara mbi personin e tij në regjistër (dëshmi penaliteti). Nëse personi i referuar ka një përfaqësues ligjor (p.sh. në rastin e minorenëve), atëherë të drejtën për të bërë kërkesën e ka edhe personi përfaqësues.
Personat, që nuk e kanë vendbanimin e tyre në Gjermani, mund t’ia drejtojnë kërkesën për lëshimin e një dëshmie penaliteti Zyrës Federale të Drejtësisë (BfJ) Nëse dispononi një dokument gjerman, një leje-qëndrimi apo një kartë identiteti me funksion aktiv te identifikimit online si dhe një aparat celular smart NFC (near field communication), kërkesën për lëshimin e dëshmisë së penalitetit mund ta bëni edhe online. Informacione të mëtejshme mund të gjeni këtu.
Përndryshe kërkesa mund të dorëzohet personalisht apo përmes postës pranë Zyrës Federale të Drejtësisë.
Aplikimi përmes postës
Nëse vendosni që kërkesën ta bëni me shkrim përmes postës, të dhënat personale dhe nënshkrimi do të duhej të konfirmoheshin më parë në rrugë zyrtare. Ky vërtetim zyrtar mund të lëshohet përmes Ambasadës. Orarin e shërbimit të Ambasadës e gjeni këtu:
Jeni të lutur që kur të paraqiteni të dorëzoni këto dokumenta:
-
Formularin e aplikimit të plotësuar por ende të panënshkruar.
Dëshmia e penalitetit do të dërgohet me rrugë postare në adresën e dhënë në kërkesë. Ndaj bëni kujdes në plotësimin korrekt të adresës suaj.
Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat e plota personale (në mënyrë të veçantë mbiemrin aktual si dhe mbiemrin e lindjes – nëse është i ndryshëm) si dhe një adresë e-mail dhe numrin e telefonit në rast të nevojës për komunikim.
- Një dokument aktual udhëtimi apo identifikimi
- Tarifa e vërtetimit zyrtar, në vlerën 36,00 Euro (paguhet cash dhe në Lek përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e aplikimit). Nëse nuk sillni formularin e plotësuar atëherë për shërbimin e plotësimit do të duhet të paguani një tarifë shtesë (në varësi të kohëzgjatjes).
Lutemi mbani në konsideratë që për lëshimin e dëshmisë së penalitetit do të duhet të paguani edhe një tarifë prej 13 eurosh direkt pranë Zyrës Federale të Drejtësisë.
Ju lutem kërkesën drejtojeni në adresën:
Bundesamt für Justiz
Referat IV 2
53094 Bonn
Dëshminë e penalitetit do ta merrni me postë në adresën e dhënë prej jush.