Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale

Vërtetimi i kopjeve, vërtetimi i nënshkrimit dhe certifikatave

Foto eines Stempels

Foto eines Stempels © colourbox

Artikull

Vërtetimet e nënshkrimeve, konfirmimet e fotokopjeve, aplikimi për dëshmi penaliteti, vërtetimet në çështje pensioni si dhe vërtetimet për kalim-kufiri

Në rast se kërkoni vërtetim nënshkrimi, konfirmime fotokopjesh apo të aplikoni për dëshmi penaliteti duhet të rezervoni një datë/orë takimi.

Vërtetimet për kalim-kufiri mund të tërhiqen pa lënë një takim paraprak çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 10:00 (Sektori i Vizave 2, Rruga Otto von Habsburg).

Vërtetimet e jetës për Sigurimet Gjermane të Pensionit mund të dorëzohen pranë Ambasadës (Hyrja Sektori i Vizave 1) vetëm ditëve të hëna dhe të mërkura mes orës 13:30 dhe 15:00. Lënia e një takimi nuk është e nevojshme.

Lutemi të sillni me vete pashaportën tuaj të udhëtimit ose kartën e identitetit, të vlefshme.

Në rastin e vërtetimit të nënshkrimit në prokura për çështje trojesh, regjistri tregtar apo të së drejtës së trashëgimisë rekomandojmë të kontaktoni me ne paraprakisht.

Për konfirmimin e fotokopjeve lutemi të sillni patjetër me vete origjinalin e dokumentit përkatës, përndryshe konfirmimi është i pamundur të bëhet. Përmbledhja dhe konfirmimi i disa dokumentave njëherësh në një etiketë të vetme nuk është e lejuar të bëhet. Fotokopje vërtetimesh, të cilat nuk janë lëshuar nga autoritete apo universitete shtetërore, rreth arsimimit të mëtejshëm, praktika apo kualifikimeve të përftuara në fushën e shëndetësisë do të konfirmohen vetëm nëse ato përmbajnë vulën Apostille të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Tarifa për çdo vulë konfirmimi është 30,- Euro.

Tarifa për çdo vilë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit ligjor) është 60,- euro.

Tarifat përcaktohen në euro. Ambasada pranon vlerën përkatëse në Lek përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e kërkesës dhe të rrumbullakosur matematikisht.

Vërtetimet në çështje pensioni – në rast sigurimesh shtetërore - dhe vërtetimet për kalim–kufiri nuk kanë tarifa.

lart