Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Vizë shengen
Schengen-Visum, © dpa
Udhëzime për nënshtetasit shqiptarë
Nënshtetasit shqiptarë, të cilët kanë një pasaportë biometrike, nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një nga shtetet e zonës shengen për një qëndrim deri në 90 ditë brenda një afati kohor prej 180 ditësh.
Përjashtohen rastet kur kemi të bëjmë me qëllime punësimi.
Udhëzime për shtetasit e huaj
Ju i vendosni vet arsyet e udhëtimit tuaj, nëse do të udhëtoni për qëllime biznesi, turistike, apo do të vizitoni të afërmit dhe miqte tuaj. Ju lutemi, regjistrohuni në sistemin e dhënies së takimeve për të rezervuar një takim.
Ju lutemi, sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit, të gjitha dokumentat që listohen në fletën informuese.
Formularët e aplikimit
Ju lutemi, sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit, formularët e aplikimit të plotësuar dhe deklaratën shtesë.
Kohëzgjatja e përpunimit të aplikimit
Nëse aplikimi është kryer sipas rregullave dhe të gjitha dokumentat e dorëzuara janë të plota, vijon përpunimi i dosjes nga personi i ngarkuar në detyrë.
Për aplikimet për vizë shengen, vendimet merren brenda 1-2 javë nga ambasada jonë. Në rast se do të jetë e domosdoshme, ju do të njoftoheni për të sjellë dokumenta shtesë të nevojshme për përpunimin e dosjes suaj. Në këtë rast, koha e shqyrtimit të dosjes do të jetë pak më e gjatë.
Mundësitë e ankimimit
Aplikuesit e vizave shengen mund te dorëzojnë ankesat e tyre përsa i përket sjelljes së punonjësve të sektorit të vizave si dhe përsa i përket procesit të aplikimit, nëpërmjet formularit të kontaktit.
Ju lutemi, zgjidhni tek formulari i kontaktit alternativën „Ankesa mbi proçedurën e vizave shengen“. Ju lutemi, kini parasysh se ankesat duhet të jënë në gjuhën gjermane dhe angleze, ankesat në një gjuhë tjetër (perveç gjermanisht dhe anglisht) nuk do të merren në konsideratë.
Ju lutemi, në fushën „Subjekti“ të formularit të kontaktit shkruani një nga dy variantet:
- Ankesa mbi sjelljen e stafit të sektorit të vizave
- Ankesa mbi procedurën e aplikimit
Ankesat tuaja do të drejtohen tek ne sipas subjektit që ju përzgjidhni.
Udhëzim i rëndësishëm: Nëpërmjet formularit të kontaktit, nuk mund të drejtohen ankesa lidhur me kompesimin, vendimin, anullimin apo refuzimin e vizës, mbi të gjitha nuk mund të drejtohen ankimimet.
Fletë informuese për qëndrime në zonën shengen
KUJDES: vetë shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për një vizë hyrjeje në hapësirën Schengen, kur qëndrojnë atje për biznes. Për të aplikuar për vizë ju nevojitet një datë dhe orë takimi. Ju lutem…
Fletë informacioni për vizë Shengen me qëllim biznesin në Gjermani
KUJDES: Vetë shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë hyrjeje për qëndrime turistike në hapësirën Schengen. Për të aplikuar për vizë ju nevojitet një datë dhe orë takimi. Ju lutem rezervojeni…
Fletë informacioni për vizë Shengen me qëllim udhëtim turistik në Gjermani
KUJDES: vetë shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për një vizë hyrjeje në hapësirën Schengen, kur qëndrojnë atje për vizitë. Për të aplikuar për vizë ju nevojitet një datë dhe orë takimi. Ju lutem…
Fletё informacioni për vizë Shengen me qëllim vizite në Gjermani