Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
Informacione mbi aplikimin për vizë
telefon © colourbox
Orari i hapjes dhe pranimi i aplikimeve
Aplikimet për vizë mund të dorëzohen vetëm me takim paraprak.
Vërtetimet për kalim-kufiri pranohen pa takim çdo ditë nga ora 8:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit (Zyrën e Vizave 2, Rruga Otto von Habsburg).
Dorëzimi i pasaportave për pajisjen me vizë
Nëse keni marrë një mesazh nga ambasada ku kërkohet të dorëzoni pasaportën tuaj për lëshimin e vizës, ju lutemi ta dorëzoni atë sa më shpejt të jetë e mundur te personeli ynë i sigurisë në Zyrën e Vizave 1 te Ambasadës Gjermane në Rrugën Skënderbej, Nr. 8, gjatë orarit të hapjes së vijon:
E hënë deri të premten nga ora 8:00 deri në 12:00 dhe e hënë deri të enjten nga ora 13:30 deri në 15:30
Marrja e pasaportave
Për të tërhequr pasaportën tuaj do të merrni një njoftim me E-mail.
Tërheqja është e mundur në Zyrën e Vizave 2 (Rruga Otto von Habsburg) në oraret e mëposhtme:
E martë nga ora 13:30 deri në orën 15:00 dhe e premte nga ora 8:30 deri në orën 9:30.
Kontakte
Nëse pyetja juaj nuk mori përgjigje në faqen tonë të internetit, ju lutemi përdorni formularin tonë të kontaktit për kërkesën tuaj.
Jeni i/e lutur të mos shkruani më shumë se një herë dhe në adresa të ndryshme. Kjo do te cojë në vonesën e kthimit të përgjigjes.
Nëse Ju jeni paraqitur personalisht pranë ambasadës dhe keni bërë një kërkesë për vizë atëhere Ju jeni i lutur të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit pa kaluar 12 javë nga momenti i dorëzimit të dokumenteve.
Në rast pyetjesh sqaruese, ju lutemi të jepni emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes.
Nëse të dhënat e mësipërme mungojnë në kërkesën Tuaj atëhere nuk do të mund ti përgjigjemi kërkesës suaj, ose kthimi i përgjigjes do të marrë shumë kohë.